Finalja e 31-të e Kupës së Maqedonisë, Tikveshi dhe Voska Sport në garë për trofeun e tyre të parë

Publikuar më 20 Мај, 2024 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Biletat për ndeshjen mund të blihen me çmim prej 200 denarë përmes rrjetit të shitjes së MKTickets.

Të mërkurën nga ora 19:00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, ekipet e Tikveshit dhe Voska Sportit do të përballen në finalen e 31-të të Kupës së Maqedonisë.

Për herë të parë në finale u kualifikuan dy ekipe që asnjëherë më parë nuk kishin arritur të luajnë në një ndeshje për trofe, dhe për herë të parë Tikveshi dhe Voska Sport përmes kësaj ndeshjeje do të kenë shansin të shkojnë në Evropë, pra në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Finalja e Kupës së Maqedonisë është diçka e veçantë, beteja për kupën do të jetë padyshim spektakël. Tikveshi dhe Voska Sport me plotë meritë arritën deri në finale. Me paraqitjet e tyre në pjesën e deritanishme të këtij kompeticioni, këto dy skuadra treguan më së shumti, i kaluan të gjitha pengesat, treguan cilësi dhe tani do të luftojnë për kupën, por edhe për kualifikim në Evropë.

Rruga drejt finales në Kupën e Maqedonisë:

TIKVESHI

1/16 E FINALES: ARSIMI – TIKVESH 1:2

1/8 E FINALES: PELISTER – TIKVESH 0:1

1/4 E FINALES: TIKVESH – AP BRERA 1:1 (6:5P)

1/2 E FINALES: SHKUPI – TIKVESHI 0:0, 0:0 (3:5P)

VOSKA SPORT

1/16 E FINALES: KARBINCI – VOSKA SPORT 0:10

1/8 E FINALES: VOSKA SPORT - STRUGA TL 0:0 (4:1P)

1/4 E FINALES: BREGALLNICA – VOSA SPORT 0:1

1/2 E FINALES: VOSKA SPORT - MAKEDONIJA GJ.P 2:0, 1:2

Historia tregon se në ndeshjet finale nuk ka favoritë dhe outsajder. Këto janë ato 90 apo 120 minuta, duke përfshirë goditjet e penalltive - seri në të cilat duhet të tregosh atë që di më së miri, nuk ka korrigjim, nuk ka përsëritje, nuk ka mundësi të dytë. Historia, ose më mirë thënë tradita, thotë se kur bëhet fjalë për ndeshjet finale në Kupën e Maqedonisë, në gjashtë takimet e fundit ose katër radhazi janë ekzekutuar penalti.

Do të jetë kjo finalja e 31-të në kuadër të Kupës, ndërsa gjithçka kishte filluar në vitin, tashmë të largët 1993, kur në stadiumin e qytetit në Shkup, para 20.000 shikuesve, Vardari mundi Pelisterin 1:0 me golin e Zhanko Savov në minutën e 86-të, duke iu gëzuar trofeut të parë. Pasuan 30 ndeshje finale, pati spektakle si ai i vitit 2003, kur Cementarnica fitoi me penallti në një finale briliante, që kishte përfunduar me shifrat 4:4. Më pas pati edhe disa përfundime super interesante, si ajo në vitin 2006, kur Ivanovski i solli kupën skuadrës nga Gjorçe, sigurisht që do ta kujtojmë edhe atë gol të Sashko Pandev në vitin 2009 në minutën e 90-të, kur i siguroi barazimin 1:1 Rabotniçkit përballë Makedonija Gj.P.

Nuk duhet harruar edhe finalja e vitit 2000, kur në mes të Prilepit, atëherë Slloga Jugomagnati festoi me 6:0 të pabesueshme ndaj Pobedës. Interesant është fakti se në gjashtë takimet e fundit, madje pesë herë ose katër herë radhazi, penalltitë ishin ato që vendosën fituesin.

Në vitin 2020 për shkak të “Covid-it’ nuk u luajt finalja, ndërsa tani të gjithë jemi në pritje të duelit mes Tikveshit dhe Voska Sportit, nga të cilat skuadra pritet një finale cilësore dhe mjaft interesante.

Biletat për ndeshjen mund të blihen me çmim prej 200 denarë përmes rrjetit të shitjes së MKTickets.

Në Kavadar, mbështetësit e Tikveshit mund të blejnë bileta në Street Café, ndërsa mbështetësit e Voska Sport, biletat në Ohër mund ti gjejnë T.A. Vis Poy.

Në ditën e ndeshjes, bileta mund të blihen edhe në biletarinë e Arenës Kombëtare “Todor Proeski”.




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A