Publikuar më 20 Септември, 2024 në Lajme
U bëjmë thirrje prindërve dhe të gjithë shikuesve që në të ardhmen të mendojnë mirë për veprimet që kanë ndikimet e tyre tek fëmijët dhe të sillen gjithmonë në atë mënyrë që ti mbështesin dhe inkurajojnë në zhvillimin pozitiv.
Sektori bazë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë njofton për fillimin e sezonit të ri në Ligën e fëmijëve.
Më shumë se 10 mijë fëmijë në 6 rajone të vendit këtë fundjavë do t'i nisin garat në garën më masive në Maqedoni.
Liga e Fëmijëve FFM është një bazë për të gjithë pjesëmarrësit - fëmijët nga 7 deri në 12 vjeç për të zhvilluar aftësitë e tyre në futboll, punën në grup dhe dashurinë për lojën.
Qëllimi për të gjithë ne është të sigurojmë një mjedis argëtues dhe harmonik, të fokusuar në mësimin e bazave të futbollit dhe aftësive sportive.
Federata e Futbollit të Maqedonisë, si organizatë e përkushtuar për promovimin e një ambienti pozitiv dhe fer-play për futbollistët tanë më të rinj, dënoi ashpër sjelljen e disa prindërve që sezonin e kaluar shkaktuan dhe morën pjesë në një incident në turneun final të Ligës së Fëmijëve.
Një sjellje e tillë është në kundërshtim me vlerat që ne mbajmë dhe me shembullin që ne përpiqemi t'u japim fëmijëve tanë.
Për këtë arsye, FFM-ja mori vendim (deri në revokim) që të ndalojë praninë e shikuesve në ndeshjet nga rajoni verior në Ligën e Fëmijëve.
Ne shikojmë pozitivisht dhe shpresojmë që si në pesë rajonet e tjera, publiku, prindërit dhe shikuesit të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjet në një të ardhme shumë të afërt.
Trajnerët dhe organizatorët duhet të angazhohen gjithashtu për të ndihmuar çdo fëmijë të rritet brenda dhe jashtë fushës, duke krijuar besim dhe shoqëri.
Pavarësisht nëse fëmija juaj sapo ka filluar të luajë futboll, ose tashmë është i apasionuar pas lojës, Liga e Fëmijëve ofron një mundësi të shkëlqyer për të shijuar dhe krijuar kujtime të qëndrueshme.