Fillon sezoni i ri – gjithë ndeshjet në tv.ffm.mk

Publikuar më 05 Август, 2016 Lajme, FFM-Newsletter


Të dielën në orën 17:30 fillon sezoni i ri në Ligën e futbollit të Maqedonisë. Derbi i Pellagonisë Pobeda-Pelister dhe Bregallnica-Renova janë ndeshjet që dotë fillojnë në termin të ditës së dielë në orën 17:30. Kampioni aktuar Vardari në stadiumin ‘Mlladost’ në Strumicë nga ora 20:00 do të pres si vendas Shkupin, ndërsa përballja Shkëndija-Sileksi është caktuar të luhet të hënën në orën 17:30 në stadiumin e qytetit në Tetovë. Ndeshja Makedonija Gj.P. – Rabotniçki do të luhet të mërkurën (10.08.2016) me fillim në orën 17:30 në stadiumin në Gjorçe Petrov.  

Gjithë ndeshjet e Ligës së Parë do të mund t’i ndiqni në transmetim direkt në platformën televizive të FFM-së, tv.ffm.mk


Sezoni i ri në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë fillon fundjavën e ardhshme, më 13 gusht në orën 17:30 do të luhen takimet: Vardar Negotinë – Akademia Pandev, Lubanci – Skopje, Euromilk – Novaci, Metalurg – Teteks dhe Horizont T. – Vllazërimi.

Në platformën televizive të FFM-së, tv.ffm.mk gjithashtu do të ketë transmetime direkte të të gjitha ndeshjeve të Ligës së Dytë. 










   
   
Reprezentacioni A