Fillon ndërtimi i tribunës së re në stadiumin e Kërçovës

Publikuar më 08 Ноември, 2024 Lajme


Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, sot së bashku me nënkryetarin Lazar Rakixhiev, në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës dhe kryetarin Fatmir Deari, zyrtarisht shënuan fillimin e ndërtimit të tribunës së re në stadiumin e KF Vllazërimi në Kërçovë.

Projekti parashikon një tribunë moderne me një kapacitet prej rreth 1500 vendesh, e cila do të plotësojë standardet ndërkombëtare dhe do të sigurojë hapësira nën tribunë, si dhoma zhveshjeje, zyra për zyrtarët dhe dhoma të tjera të nevojshme. Së bashku me këndin ndihmës tashmë të ndërtuar me bar artificial, ky investim do ta kthejë këtë zonë në një kompleks të vërtetë futbolli që do të kontribuojë në zhvillimin e sportit në rajon.

Investimi me një vlerë totale prej rreth 1.3 milionë euro është siguruar përmes programeve “Hat-trick” të UEFA-s.

Presidenti Sejdini falënderoi kryetarin Deari dhe administratën komunale për mbështetjen dhe përgatitjen në kohë të dokumentacionit, gjë që kontribuoi ndjeshëm në fillimin e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm.



   
   
Reprezentacioni A