Filloi rekonstruimi i terenit në stadiumin e qytetit në Tetovë

Publikuar më 16 Април, 2015 Lajme

Sot kanë filluar punët për rekonstruimin e stadiumit të qytetit të Tetovës.

Rekonstruimi filloi me largimin e sipërfaqes egzistuese të terenit, pas çka do të vendoset teren i ri me sistem modern të thithjes së ujit, gjë që u mor si përgjegjësi nga ana e FFM-së që në firmosjen e marëveshjes me Komunën e Tetovës.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës do të kompletojë procesin e studimit të fizibilitetit për modernizimin e stadiumit dhe infrastrukturës së tij, pas çka do të nis rekonstruimi së paku i njërës tribunë dhe gjithë hapsirat zyrtare.

Pamja përfundimtare e stadiumit të qytetit të Tetovës do të duhet të jetë gati për 18-të muaj, duke vlerësuar prej marsit, kur u firmos marëveshja ndërmjet FFM-së dhe komunës së Tetovës.




   
   
Reprezentacioni A