Filloi rekonstruimi i stadiumit Tumbe Kafe në Manastir

Publikuar më 15 Април, 2015 Lajme

Kanë filluar punët ndërtimore të fazës së parë të renovimit të stadiumit ‘Tumbe Kafe’ në Manastir.

Fillimisht pritet të vendoset shtresë e re me bar natyral bashkë me sistem të plotë të thijes së ujit. Ne fazën e dytë të këtij projekti do të ndërtohen katër tribuna, me kapacitet të plotë prej 12 000 ulëseve, ndërsa do të ketë edhe sistem të ri të ndriçimit. Federata e futbollit të Maqedonisë përmes programit het-trik në këtë projekt do të merr pjesë me 800 000 euro, ndërsa mjetet e mbetura do të sigurohen nga ana e Komunës së Manastirit. Nesër fillon rekonstruimi edhe i stadiumit të qytetit në Tetovë sipas programës het-trik të Federatës së futbollit të Maqedonisë. Do të renovohen xhveshtoret, hapsirat zyrtare, do të vendosen ulëse të reja, teren i ri me sistem të thithjes së ujit dhe ndriçim.

Skuadra e Pelisterit deri në fund të sezonit ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në stadiumin e qytetit ‘Goce Dellçev’ në Prilep.



   
   
Reprezentacioni A