Publikuar më 05 Октомври, 2016 në Lajme
Diell i artë i përhapur me 8 rreze është simbol i Maqedonisë dhe paraqet bashkim, guxim dhe forcë.
Të inspiruar nga flamuri që valon në erë, dizajneri ka vendosur ‘diellin’ dhe dallgët e krijuara nga era.
“Do të kisha dashur të falemenderojmë kompaninë gjermane JAKO për bashkëpunimin e deritashëm. Në fillim të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror në Rusi, në shenjë të vazhdimit të bashkëpunimit për periudhën që pason, kemi përgatitur dizajn të ri të fanellave të ekipeve përfaqësuese. Dizajni është përgatitur nga ana e dizajnerit të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Rahila Iliev, dhe do të kisha dashur ta falemenderoj për dizajnin e përgatitur me sukses. Sinqerisht shpresoj se fanellat e reja do t’i sjellin gëzim Maqedonisë dhe se do të na sjellin fat dhe motiv më shumë për futbollistët”, deklaroi presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski.
“Për mua është kënaqësi të paralajmëroj ciklin e ri të bashkëpunimit me Federatën e futbollit të Maqedonisë. Kur isha në Shkup para disa muajve, bashkëpuntorët e mi nga FFM më paralajmëruan se në ciklin e ri të kualifikimeve duan të luajnë me fanellë me dizajn të personalizuar, të cilin e kishin përgatitur vetë. Gjatë përpunimit të shembullit që na përcolli Rahila Iliev edhe vetë u bindëm se bëhet fjalë për fanellë të mrekullueshme, të cilin e kemi prodhur me material të kualitetit të lartë me qëllim që lojtarët të kenë komforitet maksimal. U dëshiroj shumë suksese reprezentuesve të Maqedonisë me fanellat e reja”, porositi përfaqësuesi i JAKO-s, Hans Verkle.
Sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski gjithashtu shprehi kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e deritashëm me kompaninë gjermane JAKO dhe shprehi falemenderim për gjithë ata që ishin kyçur në përgatitjen e fanellave të reja të përfaqësueseve.
Fanellat e reja për herë të parë i veshën Bogatinov dhe Gjorgjev nga përfaqësuesja A dhe Markoski dhe Aleksovski nga përfaqësuesja U 21.
“Ne jemi vend ku futbolli përjetohet me shumë emocion, ndërsa dielli në fanellat tona flet aq shumë për vendin tonë dhe përfaqësuesen. Na pëlqen fanella e re pasi ka të kombinuara elementet tradicionale me detale moderne”, shprehen reprezentuesit.
Fanella e re e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë së shpejti do të jetë në shitje në shitoren zyrtare të FFM-së në internet,
www.fanshop.ffm.mk.