Publikuar më 16 Јануари, 2017 në Lajme
Federata e futbollit të Maqedonisë dhuroi pajisje
(pajisje sportive dhe topa futbolli) për ekipet e Super Ligës dhe Ligës së parë
(pionierë, pionierë të rinjë, kadetë dhe juniorë). Në hapsirat e ‘Shtëpisë së
futbollit’ donacionin e pranuan përfaqësues të 115 klubeve që garojnë në
sistemin e Federatës së futbollit të Maqedonisë.
“Federata e futbollit të Maqedonisë sërish ndihmon
shvillimin e kategorive të reja. Ndihma e llojit të pajisjeve sportive është
shumë e rëndësishme dhe ndihmë e madhe për ekipet dhe prindërit e fëmijëve të
cilët ushtrojnë”, deklaroi Dragan Ivanov nga KF Sileksi.
Koordinatori i kategorive të reja të KF Bregallnicës, Dragan Hristovski thotë se donacioni i pajisjeve sportive është shumë i rëndësishëm për klubet.
“Realisht ndihma e llojit të donacionit është e rëndësisë së madhe për gjithë klubet. Posaçërisht për KF Bregallnicën, ku kategoritë e reja nuk hyjnë në sistemin e sponsorizimit”, thotë Hristovski.
“Le të gëzohen fëmijët. Gjithë të rinjtë me gëzim të madh presin pajisjet, disa ditë vetëm për këtë flasin. Falënderime deri te Federata”, u shpreh Skender Ismaili nga KF Rinia.
“Falënderim i madh deri te Federata e futbollit të Maqedonisë. Kujdesi për futbollistët e rinjë është bazë për perspektivë të ndritur për secilën skuadër. Pajisjet e dhëna si donacion dhe topat e futbollit janë ndihmë e madhe për gjithë ne, ndërsa ne si skuadër do të vazhdojmë të kujdesemi për futbollistët e rinjë dhe do të fokusohemi te talentët”, tha Sulo Alijovski nga FC Shkupi.