FFM takim pune me partnerët social në futboll

Publikuar më 16 Ноември, 2016 Lajme


Me organizim të Federatës së futbollit të Maqedonisë u mbajt mbledhje pune me partnerët social të futbollit, ndërsa temë kryesore ihsin krieteriumet minimale ndërmjet klubeve dhe futbollistëve.

Në takimin e punës morrën pjesë përfaqësueses të UEFA-së, përfaqësues të klubeve të Ligës së Parë të Maqedonisë, përfaqësueses të Shoqatës së klubeve evropiane të futbolit (ECA), Shoaqata e ligave profesionale të futbollit ( EPFL) , përfaqësues të Sindikatit të futbollistëve të Maqedonisë, përfaqësues të FIFPro (Shoqata botërore për futbollistë profesionistë).

Federata e futbollit të Maqedonisë në këtë takim u përfaqësua nga sekretari i përgjithshëm Filip Popovski, udhëheqësja e sektorit për drejtësi Natalia Ilievska-Bozhinovska dhe menaxherja e sektorit Mbështetje, Evgenija Milinoviq.

Pjesëmarrësit në këtë seminar analizuan atë që është realizuar deri tani në aspekt të implementimit të kushteve minimale në marrëveshjet klub-lojtar në futbollin e Maqedonisë dhe u vërtetua se marrëveshjet e standardizuara profesionale të sjellura në ligj nga viti i kaluar nga ana e Këshillit Drejtues të FFM-së, i plotëson kriteriumet e parapara dhe të sjellura në bashkëpunim me partnerët social. Mes tjerash të pranishmit sollën përfundim se në periudhën e kaluar janë bërë ndryshime edhe në Rregulloren për regjistrim, statusit dhe transferimit të futbollistëve në FFM në drejtimet që janë relevante me këtë materie. Të pranishmit rishikuan rolin e Gjygjit të Arbitrazhjit pranë Komitetit Olimpik të Maqedonisë.

Gjatë bisedimeve konstruktive përfaqësuesit e klubeve, federatës dhe sindiaktit u pajtuan se dialogu duhet të mbetet i hapur edhe në të ardhmen të punohet për tejkalimin e dallimeve në drejtim të zgjidhjes se pyetjeve që kanë ët bëjnë me raportin ndërmjet klubeve dhe futbollistëve.

“Patjetër të besojmë në marrëveshje sociale, ky lloj i diskutimeve është shumë i rëndësishëm dhe interesant. Neve na vjen mirë që ka përparim të madh në krahasim me dy vite më parë kur prezentuam marrëveshjen e re. Procesi i implementimit të marrëveshjeve të reja është monitoruar, detalisht kemi analizuar dhe mund t’ju bind se ka përparim të madh dhe zhvillim në raportet ndërmjet partnerëve social. Keni kryer punë të shkëlqyeshme. Shumë me rëndësi për klubet dhe sindikatin për futbollistë profesional në Maqedoni është se Federata e futbollit të Maqedonisë është gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe kjo është mundësi të cilën klubet nuk guxojnë ta lëshojnë”, tha përfaqësuesi i UEFA-së, Anxhelo Rigopulos.

“FIFPro beson në dialogun social, organizimi në klube po përjeton avansim, mirëpo shumë e rëndësishme është të bashkëpunohet me palët tjera, me Federatën dhe sindikatin. Përmes këtyre bisedimeve të këtilla konstruktive lëshojmë mesazh të qartë se bashkarisht kujdesemi për të ardhmen e futbollit të Maqedonisë. Detyra jonë është të mbrojmë interesin e futbollistëve, mirëpo edhe të klubeve në ligë. Kemi nevojë për sistem drejtësie dhe vlerësoj se pas këtij takimi jemi fuqishëm të vendosur ta realizojmë atë. Përshëndesim interesin dhe atë që palët e interesuara ulen në tavolinë në një mënyrë të këtillë për të biseduar për pyetje të hapura të cilat ndonjëherë dijnë të jenë të ndjeshme për ndonjërën prej palëve të interesuara”, u shpeh përfaqësuesi i FIFPro.

Nga ana e përfaqësuesve të Federatës së futbollit të Maqedonisë u cek se do të mbështetet çdo iniciativë që është në interes të futbollit të Maqedonisë. FFM edhe më tej do të merr pjesë në mënyrë aktive dhe qëllim mirë në gjithë marrëveshjet ndërmjet klubeve dhe sindikatit në lidhje me përmirësimin e statusit të futbollistëve dhe klubeve, mirëpo në të njëjtën kohë të njëjtën e presim edhe nga subjektet tjera në bisedime. 



   
   
Reprezentacioni A