Publikuar më 24 Декември, 2019 në Lajme
Federata e futbollit të Maqedonisë sonte nga ora 19:00 në ceremoninë gala në Teatrin Nacional të Maqedonisë do t'i ndajë çmimet për më të mirët e futbollit vendor për sezonin garues 2018/2019.
Në gjashtëmbëdhjetë kategori do të shpallen më të mirët për sezonin e shkuar.
Të nominuar për futbollist më të mirë në elitën vendore Vlladica Brdarovski (Vardar), Visar Musliu (ish-Shkëndija) dhe Lupço Doriev (Akademia Pandev), ndërsa të nominuar për çmimin "Trajneri më i mirë i vitit" janë Qatip Osmani (Shkëndija-Shkupi), Jugosllav Trençovski (Akademia Pandev) dhe Aleksandar Vasovski (Vardar).
Sonte do të jepen çmimet edhe për më të mirët në futbollin e moshave, te femrat, më të mirët në futsall, golashënuesi më i mirë i sezonit, ndërsa me mirënjohje do të nderohen edhe punëtorë sportiv për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit vendor. Sigurisht, në manifestim do të ndahet edhe çmimi "Reprezentuesi më i mirë i futbollit jashta vendit".
Ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e futbollit vendor do të transmetohet drejtëpërdrejtë në MRTV3 me fillim në orën 19:00.