FFM siguroi tre automjete ambulance për Klinikën Shën Naumi i Ohrit

Publikuar më 24 Март, 2020 Lajme


Të përballur me pasojat e virusit korona SARS-CoV-2 dhe duke pasur parasyshë seriozitetin e situatës në të cilën gjenden qytetarët e vendit tonë, por para se gjithash punëtorët tonë të shëndetësisë, Federata e futbollit të Maqedonisë siguron tre automjete të reja ambulance të cilat do t’ia dorëzojë në pronësi të përhershme Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” (Spitali i vjetër i Qytetit) në Shkup.

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike, dr. Luben Arsenkov dhe drejtori për ekonomi i Klinikës, Nermin Shaqiri në “Shtëpinë e futbollit” firmosën marrëveshjen për dorëzimin e tre automjeteve për ambulancë të kompletuara tërësisht me gjithë nevojat e një ambulance lëvizëse, të tipit CITROEN JUMPER të cilat  i siguron FFM për Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.

“Kjo kohë gjithë neve na kujton se sa të rëndësishme janë jeta dhe shëndeti i njerëzve. Obligimi ynë si institucion me përgjegjësi sociale është që të ndihmojmë me shpresë se do të kontribuojmë në zbutjen e pasojave nga kjo situatë.

“Në këtë periudhë, FFM, por edhe të gjitha institucionet tjera patjetër të tregojmë përgjegjësi, unitet dhe solidaritet. Futbolli është forcë e fuqishme në çdo shoqëri dhe thjesht, patjetër të tregojmë pasqyrën tonë më të mirë për tolerancë dhe solidaritet.

“Përgjegjësia jonë shoqërore deri tani shumë herë është dëshmuar dhe bëjmë thirrje gjithë institucioneve tjera dhe kompanive, secili në kuadër të mundësive të veta të ndihmojnë aty ku vlerësojnë se ka nevojë.

“Gjithashtu, bëjmë thirrje në çdo moment të ndiqen rekomandimet dhe të mbështesim institucionet e shëndetësisë në luftën kundër koronavirusit. Qëndroni të fortë, bashkë do ta fitojmë edhe këtë ndeshje”, shprehet presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini.

Drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike, dr. Luben Arsenkov shprehi falënderim të madh për Federatën e futbollit të Maqedonisë, duke potencuar se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga institucionet dhe kompanitë tjera, e gjitha me qëllim për të mbështetur njerëzit dhe punëtorët e shëndetësisë në këto kohëra të vështira.

“Shpreh falënderim deri te FFM dhe presidenti Sejdini, shumë e rëndësishme për ne është që në këto momente të vështira në këtë mënyrë manifestojnë mbështetjen e tyre dhe ndihmën për institucionet shëndetësore dhe njerëzit për të cilët mbështetja është e nevojshme.

“Sinqerisht shpresoj se edhe të tjera institucione dhe kompani do të ndjekin shembullin e FFM-së dhe do të jenë mbështetje për gjithë ne.

“Njëkohësisht, kjo është mundësi e mirë të kujtojmë dhe të bëjmë thirrje për gjithë qytetarët dhe organizatat në vend për përgjegjësi maksimale, seriozitet dhe respektim i gjithë masave që rekomandohen nga organet kompetente në vendin tonë”, deklaroi drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale, dr. Luben Arsenkov. 



   
   
Reprezentacioni A