FFM siguroi transmetim të direkt të ndeshjes Skoci-Maqedoni

Publikuar më 01 Септември, 2016 Lajme


Ndeshja kualifikuese Skoci-Maqedoni për përfaqësuese U 21 e cila do të luhet të premten (2 shtator) në orën 20:30 në Edinburg do të mund ta ndiqni direkt në TV Sitel 3, si dhe në platformën televizive të FFM-së: http://tv.ffm.mk/

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në pjesën e deritashme të kualifikimeve, përfaqësuesja e shpresave ka para vetes dy ndeshje të vështira në muajin shtator, takimin e nesërm me Skocinë dhe një prej ndeshjeve më të rëndësishme duelin me Irlandën e Veriut në shtëpi.

Maqedonia U 21 më 6 shtator në orën 18:45 ndeshet me Irlandën e Veriut, ndërsa Federata e futbollit të Maqedonisë ka caktuar biletat të shiten nga 100 denarë.


Të ardhurat nga shitja e biletave do të jepen si donacion për familjet e goditura nga vërshimet në rajonin e Shkupit. Me çdo biletë të blerë shikuesit automatikisht japin donacion prej 100 denarëve për #Shkupin me çka jepet mbështetje edhe për përfaqësuesen e #Maqedonisë.

Biletat mund të blihen në pikën e shitjes së FFM-së në Sopje City Mall, si dhe në vendet e shitjes së MkTickets dhe në mënyrë elektronike në këto linqe:

www.mktickets.mk

www.karti.com.mk



   
   
Reprezentacioni A