FFM siguroi mjete për rikonstruimin e stadiumeve në Koçani dhe Turnovë

Publikuar më 02 Март, 2017 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë ka siguruar mjete për rikonstruimin e stadiumeve në Turnovë të Strumicës, atë të qytetit në Koçani dhe më shumë terene dhe fusha që janë dëmtuar nga vërshimet. Sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski, ka sqaruar se UEFA dhe FIFA me kohë janë njoftuar me dëmet që erdhën si pasojë e vërshimeve në vendin tonë, dnërsa Asosiacionet botërore dhe Evropiane në bashkëpunim me FFM-në kanë ndarë mjete për rikonstruimin e stadiumeve dhe tereneve.

“Kemi parë çfarë dëmesh kanë shkaktuar kushtet e këqija atmosferike dhe vërshimet dhe më vjen mirë që në UEFA na mirëkuptuan, ndërsa FFM gjithmonë ndihmon bazën e saj. Më me rëndësi është se në ato terene sërish do të luhet futboll. Gjendjen e stadiumeve e kemi vlerësuar pas vërshimeve. Atëherë u bë para projekt për rinovim dhe jemi paraqitur me kërkesë për mjete në UEFA dhe FIFA. Ata mjete janë reptësisht të planifikuara dhe shërbejnë për sanime të tereneve dhe stadiumeve”, deklaroi Popovski.

Në stadiumin në Turnovë në proces e sipër është rinovimi dhe përshtatja e zhveshtoreve, pastaj kontruksionit të mbulesës së tribunës, ndërsa ndërtohen edhe hapsira shtesë për kontrolle të dopingut. Pas përfundimit të punëve të rikonstruimit stadiumi do t’i plotësojë kushtet për zhvillim të ndeshjeve të rangut më të lartë.

Në stadiumin e qytetit “Nikolla Mantov” në Koçani është duke u rikonstruar dhe sanuar tereni, lëshimi i pajisjes hidromekanike në pusin egzistues dhe përgatitjen e kanalit për vendosjen e rrjetit të ri për hujitje të terenit. Në këtë fazë montohet sistemi për ujitje automatike të ternit, lidhja e vendeve të pompave dhe vendosja e rezervave të ujit për ujitje automatike të terenit.

Në terenin në Draçevë është bërë rrjeti sanitar nga artieriet e pusit, ndërsa në fazën e dytë do të bëhet pastrami i terenit.

Paralelisht, FFM në bashkëpunim me UEFA-në dhe FIFA-n punon në projekte për rikonstruimin edhe të tereneve dhe stadiumeve tjerë që kishin dëmtime dhe pasoja nga vërshimet.



   
   
Reprezentacioni A