Publikuar më 25 Август, 2016 në Lajme
Për
angazhim të FIZOTERAPEUTËVE për punë me futbollistëg në paralelet për futboll në
Akademinë sportive në paralelet në Tetovë, Gostivar, Ohër, Manastir, Prilep, Strumicë,
Shtip dhe Veles. Konkursi shpallet në bazë të nenit 15 të Ligjit për akademi
sportive dhe përcaktimeve të Rregullores për kriteriume të veçanta për
FIZOTERAPEUTË në akademi sportive.
- Në Tetovë kërkohet 1 (një) fizoterapeut;
- Në Gostivar kërkohet 1 (një) fizoterapeut;
- Në Ohër kërkohet 1 (një) fizoterapeut;
- Në Manastir kërkohet 1 (një) fizoterapeut;
- Në Prilep kërkohet 1 (një) fizoterapeut;
- Në Strumicë kërkohet 1 (një) fizoterapeut;
- Në Shtip kërkohet 1 (një) fizoterapeut;
- Në Veles kërkohet 1 (një) fizoterapeut;
Kushtet të cilat kandidatët për FIZOTERAPEUTË duhet ti plotësojnë janë:
- të ketë kryes së paku arsim të lartë për fizioterapeut dhe
- me vendim të fuqiplotë të gjyqit të mos ketë patur shqiptim të dënimit apo sanksione për ndalesë të kryerjes së profesionit, obligimit apo detyrës.
Gjithë kandidatët e interesuar bashkë me CV e tyre (në gjuhën maqedone), dokumentet e nevojshme original (përveç DILPLOMËS PËR KRYERJEN E ARSIMIT e cila mund të jetë kopje), t’i dorëzojnë në Federatën e futbollit të Maqedonisë përmes postës në adresë, apo personalisht në arkivin e FFM-së në afat prej 3 (tre) ditëve nga dita e shpalljes:
Federata e futbollit të Maqedonisë
Bul. ASNOM – p. n. lagja Novo Lisiçe
1000 Shkup
Me shënim për FIZOTERAPEUT në paralele – futbolli në
---------------(shënohet emri i qytetit)
FFM bart të drejtën të kryejë testime shtesë të kandidatëve të cilët do të kenë rezultate të njëjta apo përafërsisht të njëjta për hyrje në kuotën e paraparë. Gjithë kandidatët të cilët do t’i plotësojnë kushtet për pranim, do të informohen për aktivitetet e mëtjeshme, ndërsa paraqitjet e pakompletuara dhe të dorëzuara në mënyrë të gabuar nuk do të merren parasysh.
FEDERATA E FUTBOLLIT TË MAQEDONISË
FILIP POPOVSKI
Sekretar i përgjithshëm