FFM propozon tre skenarë të mundshëm për mbylljen e sezonit në Ligën e Parë

Publikuar më 22 Мај, 2020 Lajme


Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në “Shtëpinë e Futbollit” zhvilluan takim me përfaqësuesit e klubeve në Ligën e Parë. Në takimin e zhvilluar morën pjesë edhe përfaqësues nga Instituti për Shëndet Publik të udhëhequr nga epidemiologu dr. Zharko Karaxhoski.

Pjesa e parë e takimit ishte kushtuar  planit, masave dhe procedurave PDF ndaj „CoVid-19“ për vazhdimin e procesit të stërvitjeve dhe luajtja e ndeshjeve pa praninë e publikut të përpunuara nga Federata e Futbollit të Maqedonisë me kerkesë nga institiucionet shëndetësore.

Versioni final i protokollit shëndetësor do të pësojë ndryshime, pasi përfaqësuesit e Institutit për Shëndet Publik ranë dakord me propozimet e klubebeve për të filluar me stërvitje dhe zhvillim të ndeshjeve. Epidemiologu Zharko Karaxhoski tregoi kushtet për klubet që të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë epidemiologjike, duke theksuar se protokolli i shtetit duhet të respektohet pa kushte.

Instituti i Shëndetit Publik ka premtuar se do të sigurojë 400 teste për Covid 19 që do të mbulojnë të gjithë futbollistët dhe stafin teknik të dhjetë klubeve, si dhe për personat zyrtarë në ndeshjet e Ligës së Parë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë para përfaqësueseve të klubeve prezantoi tri skenarë të mundshëm për përfundim të sezonit garues 2019/2020.

Ekipet do të duhet të përcaktohen për një nga tre skenarët, ndërsa vendimin për kampionatin e Ligës së Parë do ta merr Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Në vijim tre skenarët e mundshëm për përfundimin e sezonit garues 2019/20 në Ligën e Parë të  propozuara nga komisioni i FFM-së:

- Të luhen katër xhirot e mbetura nga rrethi i tretë dhe pastaj të kalohet në ndeshjet e play off (gjashtë ekipet e para pas përfundimit të rrethit të tretë). Tre skuadrat më të mira pas përfundimit të play off do të marrin pjesë në Kupat Europiane të UEFA-së. Play out (katër ekipet e fundit të renditura pas mbylljes së rrethit të tretë) ME RËNIE të dy ekipeve të fundit pas përfundimit të fazës play off. Zhvillim të Kupës së Maqedonisë me një ndeshje gjysmëfinale dhe ndeshje finale. Fituesi i Kupës së Maqedonisë do të sigurojë kualifikim në garat europiane të UEFA-së.

- Të luhen katër xhirot e mbetura të rrethit të tretë dhe pastaj të kalohet në fazën play off (gjashtë ekipet e para pas mbylljes së rrethit të tretë). Tre ekipet e para të renditura pas përfundimit të play off sigurojnë garat europiane të UEFA-së. Faza play off (katër ekipet e fundit të renditura pas mbylljes së rrethit të tretë) PA RËNIE nga elita të dy ekipeve të fundit të renditura pas përfundimit të fazës play off. Zhvillim të Kupës së Maqedonisë me një ndeshje gjysmëfinale dhe ndeshje finale. Fituesi i Kupës së Maqedonisë do të sigurojë kualifikim në garat europiane të UEFA-së.

- Ndërprerje të kampionatit dhe Kupës së Maqedonisë;

"Si komision i garave në FFM ne prezantuam planin tonë dhe tre skenarë të mundshëm për vazhdim eventual të Ligës së Parë në një format të ndryshëm nga ai që ishte i planifikuar.

Mendoj se zgjidhja e parë e mundshme është më e qartë, me rënie të dy skuadrave nga elita pas përfundimit në formatin e ofruar. Sigurisht shumica do të pyesin për skenarin e dytë ku sistemi i ndeshjeve gjithashtu përmban fazat play off dhe play out, por pa rënie nga kategoria. Atë e kemi bërë për shkak se në ndeshjet e Kupës kemi ekipe që mund të përfshihen në pjesën e fazës së play off dhe për të ruajur një ritëm konkurues do të luanin vetëm tre ndeshje në vend të gjashtë të planifikuarave. Kalendarin e ndeshjeve do ta përshtatim në pajtueshmëri me rekomandimet dhe masat e shtetit, por gjithsesi edhe vendimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë për një vendim përfundimtar për mbyllje të sezonit garues”, ka thënë Igor Frangovski, president i Komisionit për Gara në FFM. 




   
   
Reprezentacioni A