FFM propozon skuadrave të Ligës së Parë për formimin e Këshillit të klubeve elitare

Publikuar më 27 Јануари, 2017 Lajme


Në ‘Shtëpinë e futbollit’sot është zhvilluar takim punë ndërmjet presidentit të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski, presidentëve të klubeve të Ligës së Parë dhe përfaqësues të shërbimeve të FFM-së.

Tema kryesore e takimit ishte iniciativa e FFM-së për formimin e ‘Këshillit të ekipeve të Ligës së Parë’, e cila fillimisht do të kishte rolin e trupit këshillëdhënës për Këshillin Drejtues të FFM-së në lidhje me funksionimin e Ligës së Parë, dhënien e ideve për ndryshimet eventuale të rregulloreve dhe propozimeve, si dhe ngritjen e cilësisë së ndarjes së drejtësisë dhe delegimin e personave zyrtar. 

“Gjithmonë më vjen mirë të jem në shoqërinë tuaj, shoqëri që pa hezitim jem për futbollin, punon në interes të sportit dhe atë në mënyrë që sot ka vlerë të madhe – të jepni, ndërsa mos të merrni nga sporti. Ju jeni një prej shtyllave të futbollit të Maqedonisë dhe patjetër bashkarisht të punojmë në përmirësimin e gjithë segmenteve të funksionimit të Ligës së Parë. Me formimin eventual të Këshillit të Klubeve të Ligës së Parë bashkarisht do të sillnim vendimet në lidhje me garimin dhe me atë rast ju si një trup i veçantë do të jepnit propozime dhe vërejtje para Këshillit Drejtues të federatës. Në atë mënyrë, klubet do të kishin ndikimin më të madh në aspekt të organizimit të garave, delegimit të personave zyrtar, pastaj terminet për ndeshje, pezullime e kështu me rradhë. Në këtë mënyrë apo me këtë propozim, FFM nuk dëshiron të imponojë trup të ri që do të funksiononte vetëm në letër, por përkundrazi, do të fitonim një trup serioz të futbollit që do të mund të vendoste bashkë me ne për garimin në Ligën e Parë”, u shpreh presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski para kryetarëve të klubeve të Ligës së Parë.

Gjithë presidentët e klubeve të Ligës së Parë që ishin të pranishëm në mbledhje (Vardari, Shkëndija, Rabotniçki, Shkupi, Bregallnica, Renova, Sileksi, Makedonija Gj.P., Pobeda dhe Pelisteri) pozitivisht pranuan propozimin e FFM-së, duke potencuar se është shumë pozitive që ky propozim vjen nga ana e FFM-së dhe kjo është mundësi që klubet duhet ta shfrytëzojnë mbështetjen e federatës.

Në mbledhje morrën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski, presidenti i Komisionit për gara, Vasko Dojçinovski, presidenti i Komisionit për arbitra, Emil Bozhinovski të cilët u kyçën në diskutim konstruktiv me përfaqësuesit e klubeve.

Parimisht u arrit marrëveshje për formimin e grupit të punës me përfaqësues të klubeve dhe nga shërbimet e federatës, grup ky që do të shqyrtonte propozimin konkret për formimin e Këshillit të Klubeve të Ligës së Parë, do të jepnin propozime dhe vërejtje para se zyrtarisht të fillojë të funksionojë si trup i veçantë dhe i pavarur i Këshillit Drejtues të FFM-së. 



   
   
Reprezentacioni A