FFM prezanton projektin për tribunën perëndimore të stadiumit të qytetit në Shtip

Publikuar më 15 Септември, 2020 Lajme, Infrastrukture


Federata e Futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me UEFA-në përmes programës 'Hat-Trick' për zhvillim të infrastrukturës sportive prezanton projektin për tribunën perëndimore të Stadiumit të Qytetit në Shtip. 

Stradiumi i ri jo vetëm që do të jetë shtëpi e denjë e krenarisë së Shtipit, KF Bregallnicës, gjithashtu do të jetë mundësi për përfaqësuesen e Maqesonisë të jetë vendase në ndeshje të rëndësishme zyrtare.

Në projektin e finansuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë parashihet tribuna perëndimore të ketë kapacitet prej 2 000 vendeve për t'u ulur, VIP lozhë dhe restaurant, hapsirë për media dhe personat me invaliditet, ndërsa në hapsirat nën tribunë do të gjenden zhveshtoret dhe hapsirat për personat zyrtarë sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s. 

Federata e Futbollit të Maqedonisë me mjete të programës “Hat-Trick” të UEFA-së finansoi vendosjen e terrenit të ri me bar natyral me sistem kullimi dhe ujitje në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep, ndërsa gjithashtu vendosi komplet edhe sistem të ri për ndriçim dhe tashmë ai stadium ofron kushte për zhvillim të ndeshjeve në termin të natës nën dritat e prozhektorëve.

Vazhdojnë aktivitetet ndërtimore dhe ndërtimi i tribunës së re në stadiumin “Burimet e Bilijanës” në Ohër, ndërsa pas 30 viteve Stadiumi i Qytetit në Kavadar do të ketë tërrësisht pamje të re. FFM në tërrësi rikontruoi dy tribuna (jugore dhe lindore), ndërsa plotësisht do të mbulohet me konstruksion të ri tribuna jugore. Tashmë janë siguruar 2000 ulëse të reja për stadiumin e KF Tikveshit. Komuna e Kavadarit do të rinovojë dhe modernizojë zhveshtoret dhe hapsirat e mbetura në kuadër të stadiumit.

Së shpejti, Federata e Futbollit të Maqedonisë tërësisht do të përfundojë punët dhe do të lëshojë në përdorim tribunën e re në stadiumin e Çairit në Shkup, vazhdojnë punimet në ndërtimin e terrenit të ri te fusha e Renovës në Xhepçisht, ndërsa një prej projekteve më të mëdha që pritet të finalizohet është stadiumi “Tumbe Kafe” në Manastir.




   
   
Reprezentacioni A