FFM prezantoi Strategjinë e re Të bashkuar nga futbolli 2021-2025

Publikuar më 10 Февруари, 2022 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë prezantoi zyrtarisht Strategjinë e Përgjithshme “Të bashkuar nga futbolli 2021-2025”.

Në krijimin e strategjisë, përgjegjësia jonë kryesore është që ta bëjmë futbollin një faktor kontribues në shoqërinë tonë dhe të nxjerrim në pah përfitimet që dalin prej tij. Duke zgjedhur këtë qasje, ne do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur dhe do ta bashkojmë vendin përmes futbollit.

Strategjia “Të bashkuar nga futbolli” është një drejtim i ri për futbollin në Maqedoni. Falë suksesit të ekipit tonë përfaqësues si frymëzim për ndryshime, ne e kemi strukturuar punën tonë në të ardhmen përmes shtatë synimeve strategjike.

Realizimi nuk do të jetë pa sfida, por jemi të vendosur të qëndrojmë të përkushtuar jashtë fushës, pasi lojtarët tanë janë të përkushtuar ndaj saj.

Në prezantimin zyrtar të strategjisë së re të FFM-së, folën presidenti Muamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski.

Muamed Sejdini, president i FFM-së

Tani, kur i arrijmë objektivat dhe interesat tona strategjike të futbollit, mund ti kthejmë sytë kah e ardhmja që të gjithë e dëshirojmë për futbollin e Maqedonisë. 

Marr guximin që të ju drejtohem drejtpërdrejt, jo vetëm në emër të vlerave që na bashkojnë, por më tepër për atë që ne së bashku treguam se është e mundur për gjithçka që na u tha se ishte e pa arritshme, si pjesëmarrja jonë në fazën e balotazhit për Kampionatin Botëror apo ndërtimi i infrastrukturës së futbollit ose mbështetja për klubet dhe akademitë tona. 

Në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, po luftojë për futbollin e Maqedonisë që të ecë përpara dhe të mbrojmë modelin që sjell sukses. 

Pavarësisht një periudhe të vështirë jashtë fushave, me presionin e pandemisë që shkakton nivele të paprecedentë izolimi në shkallë globale, familja jonë e futbollit nuk ka qenë kurrë më e lidhur se tani.

Niveli i krenarisë që mund të shihej në të gjithë vendin gjatë pjesëmarrjes tonë të parë në Kampionatin Europian ishte i pabesueshëm dhe është e qartë se dëshira për të ndërtuar mbi këto suksese është e përbashkët për të gjithë vendin.

Duke parë kah e ardhmja dhe për të ndërtuar mbi këtë sukses, duhet të kujtojmë se ekipet përfaqësuese që na kanë sjellë këtë krenari, përfaqësojnë majën e punës tonë dhe janë rezultat i angazhimit ndër vite, që nga loja në rrugë në lagjet tona deri në përfaqësimin e tyre në skenën globale.

Duke pasur këtë parasysh, suksesi ynë i ardhshëm është në përpjesëtim me angazhimin tonë jo vetëm për të krijuar mundësi për përfshirje në lojën e futbollit sot, por edhe në masën në të cilën po zhvillojmë themelet e lojës tonë për një të nesërme edhe më të mirë. Kjo qasje ka treguar tashmë se është e suksesshme me arritjet e përfaqësueseve tona të të rinjve dhe është diçka që do ta zhvillojmë përmes strategjisë “Të bashkuar nga futbolli 2021-2025”.

Gjatë pesë viteve të ardhshme, shpresoj se suksesi brenda dhe jashtë fushës do të rrisë mbështetjen për ekipet përfaqësuese dhe do të frymëzojë edhe më shumë gjenerata të reja që të përfshihen në sport.

Duke u krenuar për atë që kemi arritur deri më tani dhe duke përdorur këtë përfshirje për të ndërtuar plane strategjike, jam i bindur se sukseset tona të fundit në fushë do të jenë një shkëndijë që do të ndezë një të ardhme emocionuese për futbollin në Maqedoni.

Unë si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të dëshiroja të ju falenderoj të gjithë juve që ishit të përfshirë në përpunimin e strategjisë së përgjithshme “Të bashkuar nga futbolli” dhe mezi pres të bashkëpunojmë përderisa krijojmë rekorde të reja, momente të reja të paharrueshme si pjesë e kësaj strategjije. 

Filip Popovski, sekretar i FFM-së

Gjatë procesit të zhvillimit të një rruge të re për FFM-në, ne jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin fantastik që kemi marrë nga të gjithë miqtë tanë nga familja e futbollit për të formësuar planet e së ardhmes.

Si pjesë e bisedimeve tona strategjike të mbështetura nga UEFA Groë, ne patëm nderin të mirëpresim lojtarët, trajnerët, gjyqtarët, tifozët, përfaqësuesit e klubeve dhe partnerët e mundshëm dhe të përmirësojmë mënyrën tonë të të menduarit në mënyrë që të hapim rrugën më të mirë të mundshme për një sukses edhe më të madh.

Sipas ambicieve të kësaj strategjie, ne e dimë se nuk mund t'i arrijmë të gjitha aspiratat vetëm. Suksesi ynë do të varet nga shkalla në të cilën ne do të përmirësojmë nivelet aktuale të bashkëpunimit dhe entuziazmit me të gjithë partnerët tanë.

Të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur, për të sjellë krenari dhe për tu bashkuar përmes futbollit!




   
   
Reprezentacioni A