FFM pjesëmarëse në seminarin metodat dhe teknikat e zbulimit të veprave penale në fushën e korupsionit në sport

Publikuar më 14 Октомври, 2016 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë me përfaqësues nga Komisioni për siguri dhe integritet ka marrë pjesë në seminarin ‘metodat dhe teknikat e zbulimit të veprave penale në fushën e korupsionit në sport’ i organizuar nga Ministria për punë të brendshme e RM-së dhe atashesë policore të ambasadës së Italisë në Shkup.

Ligjërues në seminar ishin ekspertë me ndikim nga policia italiane, nga sekretariati gjeneral i Interpolit dhe Europolit, pastaj agjencioni për doganë dhe monopolt të Italisë, si dhe sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar të policisë në kuadër të drejtorisë qendrore të policisë kriminalistike të Italisë.  

“Tema për të cilën biseduam në seminar është jashtëzakonisht e rëndësishme. Për fat të keq, ndonjëherë korupcioni në sport është më i rëndësishëm se vetë loja. Do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë dhe kompetencat tona që në ndeshjet e futbollit të flitet vetëm për futboll. Përvoja të cilën e fitojmë nga ekspertët italianë në këtë temë do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Me problematikën në fjalë do ta kemi të vështirë të përballemi vetë, ndihma nga lloje të këtilla nga institucione të ndryshme na lehtëson shumë detyrën tonë në drejtim të minimizimit dhe zgjidhjes së këtyre situatave”, deklaroi Robert Markoviq, udhëheqës i sektorit për siguri dhe integritet të FFM-së. 



   
   
Reprezentacioni A