Publikuar më 20 Јануари, 2015 në Lajme
Kandidatët që punëojnë në federatat nacionale anëtare të UEFA-së, apo në organizatat partnere të UEFA-së do të prezantojnë propozim projektet e tyre, ndërsa më pas do të shqyrtohen në menaxhmentin e strategjive për ndryshime, struktura të projekteve dhe lidershipit përmes grupeve të punës.
Përveç se do tu jepen pajisje për implementimin e iniciativave të tyre vetanake për ndryshime, pjesëmarësit do të marrin inspirim nga Klarens Sidorf, ambassador global i UEFA-së për ndryshime, Xhojs Kuk, drejtor udhëheqës i CAFE (Centre for Access to Football in Europe – Qendra për qasje ndaj futbollit në Evropë), si dhe Piara Povar, drejtor ekzekutiv i FARE (Football Against Racism in Europe – Futboll kundër racizmit në Evropë. Ambasadori i programit Kristijan Karembu do t’i bashkohet sekretarit gjeneral të UEFA-s, Xhani Infatino në mbylljen e aktiviteteve një javore.
“Projekti Kapitenë për ndryshime është krijuar me qëllim për të japë kurajo për diversitet më të madh të futbollit dhe prej këtu do të dalin shumë hapa të rëndësishëm në atë drejtim që në projekt propozimet e para”, deklaraoi z. Infatino. “Futbolli nënkupton pranimin e dallimeve në teren, ndërsa ne mundohemi atë ta përcjellim edhe në nivel të administrimit dhe menaxhimit të lojës, dhe në atë drejtim ky është program që mund të ndryshojë perceptimin e dukjes së sportit”, shtoi ai.Implementimi i projektit do të jetë i monitoruar, do të ndiqet progresi këtë pranverë kur edhe pritet përfundimi i implementimit të pjesës së parë të programit. Në shkurt pritet konsultim ndërmjet pjesëmarësve, të emëruarve të tyre direkt, përfaqësues të UEFA-së dhe anëtar i ekipit programor, ndërsa UEFA gjithashtudo të ndihmojë në finansimin e disa nga projektet të cilat do të organizohen si rezultat i programës.
“Nëse duam të arrijmë ndryshime të vërteta në trupat e futbollit, patjetër të tregojmë lidership dhe përgjegjësi”, deklaroi Filip Popovski, sekretari gjeneral i Federatës së futbollit të Maqedonisë. “Pjesëmarja jonë në këtë program do të ndikojë si iniciator i atyre ndryshimeve përmes përforcimit të bashkëpunimin ndërmjet gjithë palëve të interesuara dhe në rastin tonë, do të bëjë kyçjen e më shumë femrave dhe personave me nevoja të posaçme”.