FFM pjesë e mbledhjes së federatave të rajoneve në Bukuresht

Publikuar më 22 Септември, 2018 Lajme


Takimi rajonal të Federatave të futbollit nga vendet juglindore u mbajt më 19 dhe 20 shtator në Bukuresht nën organizim të Federatës së futbollit të Rumanisë. Qëllimi i këtij takimi ishte organizimi i seancave të punës në drejtim të hartimit të aktiviteteve të përbashkëta për zhvillimin e futbollit në rajon. Objektiv i përhershëm i federatave të futbollit në rajon është për të zvogëluar dallimin ndërmjet lindjes dhe perëndimit dhe të shtohen gara të reja, të promovohet përfshirja e federatave të futbollit në sferat publike të shoqërisë dhe për të rritur ndërgjegjësimin e kthimit social të investimeve në futboll.

Në takimin në Bukuresht morrën pjesë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të federatave të 14 vendeve të Evropës jug-lindore: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovenia dhe Turqia. Në takim ishin përfaqësues të UEFA-së dhe Lidhjes së futbollit të Anglisë.

Pika e parë e takimit ishte paraqitja e iniciativës për krijimin e garës rajonale të ekipeve përfaqëusese të moshës deri në 15 vjet. Duke pasur parasysh se vendet nga ky rajon në periudhën e fundit ishin trajtuar si çerdhe të talentëve të moshës më të re pa rezultate në afate të mesme dhe të gjata, me këtë garë do të ndalej ky trend dhe do të kanalizohej potenciali. Gara gjithashtu në plan të parë vendos zhvillimin e futbollit përmes zhvillimit të ndeshjeve me karakter ndërkombëtarë, në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh. Kjo iniciativë u pranua njëzëri nga të gjithë pjesëmarrësit në takim, ndërsa edicioni i parë do të zhvillohet në Turqi në përputhje me vendimin e miratuar unanimisht.

“Kjo garë sjell mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin e talentëve të rinjë përmes ndërtimit të përvojës në ndeshje ndërkombëtare. Federata e futbollit të Maqedonisë në vitet e kaluara ka investuar në zhvillimin e Akademisë së futbollit dhe në paralelet e futbollit që janë pjesë e akademisë sportive. Vlerësoj se një garë e këtillë do të paraqesë mundësi shumë të mirë për brezat e ri të ndërtojnë përvojë në ndeshje reprezentuese, e cila do t’i ndihmojnë ata për angazhimet e tyre në të ardhmen. Sinqerisht shpresoj që kjo nismë e përbashkët do të justifikojë besimin tonë dhe do të ndihmojë në ndërtimin e lojtarëve tanë të rinjë në personalitete të mirëfilltë në dhe jashta terreneve, diçka që është përcaktim i Federatës së futbollit të Maqedonisë për të ardhmen”, deklaroi Filip Popovski, sekretar i përgjithshëm i FFM-së.

Menaxheri për zhvillim në UEFA, Noel Muni prezantoi modelin e Kthimit Social të investimeve në futbolli cili është pjesë e programës GROË të UEFA-së, ndërsa shikon përfitimet për komunitetin nga investimet publike në futboll, që duhet të paraqesë argument para vendimmarrësve publik kur bëhet fjalë për incestimet në infrastrukturë. Ky model gjithashtu ruan autonominë e futbollit njëkohësisht duke siguruar model biznesi për administratën publike që synon zhvillimin e futbollit bazik.

Në fund, përfaqësuesit e gjithë 14-të vendeve pjesëmarrëse në takim mbështetën njëzëri deklaratën e përbashkët për kandidaturën e z. Aleksandar Çeferin për president të UEFA-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.

“Projektet dhe pikëpamjet e Aleksandar Çeferinit janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit evropian dhe ne si Federatë me vendosshmëri besojmë se Aleksandar Çeferin bashkë me të gjithë familjen e UEFA-së do të vazhdojë të japë kontribut të çmuar për zhvillimin e futbollit edhe në rajonin tonë. Mandatin e tij në UEFA e filloi me një vizion të qartë për të ardhmen me fokus për rritjen e mbrojtjes, promovimin deh zhvillimin e futbollit evropian, duke vënë lojën në vend të parë dhe duke mbrojtur interesin dhe integritetin e futbollit. Angazhimi i tij është për bashkim dhe dialog ndërmjet komuniteteve evropiane të futbollit, duke mbështetur bashkëpunimin me të gjithë bashkëpunëtorët dhe palët e përfshira. Sinqerisht, besoj se misioni i tij do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi ushtruesi i detyrës, President i Federatës së futbollit të Maqedonisë, z. Muhamed Sejdini. 



   
   
Reprezentacioni A