FFM për më të rinjtë

Publikuar më 04 Октомври, 2016 Lajme

Fëmijët nga institucionet sociale dhe fëmijët nga shkollat fillore në shoqëri të prindërve pa pagesë në ndeshjet e përfaqësuseses së Maqedonisë.

Federata e futbollit të Maqedonisë për më të rinjtë mundëson hyrje pa pagesë në arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’ për ndeshjet Maqedoni-Izrael, Maqedoni-Itali dhe Maqedoni (U21)-Skoci (U21). E duam futbollin. Kemi një përfaqësuese. Të anojmë për Maqedoninë. Nxënësit e shkollave fillore, në shoqëri të prindit dhe fëmijët nga institucionet socilae kanë mundësi të mbështesin përfaqësuesen e Maqedonisë në përballjet me kundërshtarët atraktiv.

“Për gjithë ne sporti, futbolli dhe përfaqësuesja e Maqedonisë duhet të na bashkojë. Nga mosha shumë e re mundohemi t’ua imponojmë shprehurinë më të rinjëve se sporti na bashkon, sjell gëzim dhe përjetim unik. Federata e futbollit të Maqedonisë është një prej pionierëve në suaza evropiane kur është në pyetje mbështetja e institucioneve sociale, shoqërimi i personave me invaliditet trupor dhe mundësia që u japim fëmijëve dhe të rinjëve në mënyrë direkte të jenë të kyçur me ndeshjet. Një pjesë e këtyre fëmijëve jetojnë për barazi, ndërsa përmes topit, futbollit dhe shoqërimit edhe më shumë do të kontribuojmë në zhvillimin e tolerancës dhe mirëkuptimit”, thotë presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

E duam futbollin. Kemi një përfaqësuese. Të anojmë për Maqedoninë. 



   
   
Reprezentacioni A