Publikuar më 26 Февруари, 2019 në Lajme, Lajme
Federata e futbollit të Maqedonisë ka paguar premion rekorde deri tani në vlerë prej 500 000 euro për vendin e parë të përfaqësueses së vendit në grupin garues në UEFA Liga e Kombeve. Udhëheqësia e FFM-së për kualifikimin në balotazh për Kampionatin Evropian të vitit 2020 premtoi premion më të madh që ndonjëherë është ndarë në historinë e futbollit vendor, ndërsa shpërblimin finansiar e kanë ndarë mes veti reprezentuesit dhe stafi teknik në ekipim përfaqësues.
"Federata e futbollit të Maqedonisë ka paguar premion për hyrje në fazën përfundimtare të Ligës së Kombeve dhe me këtë kemi vendosur standard se si do të punojmë në të ardhmen. Kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit 2020 do të paraqiste realizim të ëndërës për këtë gjeneratë të ekipit përfaqësues dhe ne kapitenit Goran Pandev dhe gjithë lojtarëve u dëshirojmë të kenë shumë fat dhe sukses në sfidat e ardhshme me reprezentacionin. Me kualifikimin në fazën përfundimtare të Ligës së Kombeve përfaqësuesja arriti aty ku e ka vendij dhe sinqerish duam avansim të ri. Falemenderim deri te gjithë ata që dhanë mbështetje. Na vjen mirë që kemi kthyer buzëqeshjen në fytyrat e spektatorëve dhe besoj seria e rezultateve pozitive të zgjasë edhe në të ardhmen", shprehet u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.