Publikuar më 22 Април, 2016 në Lajme, Deri më 17 vjet Femra
Përfaqësuesja e femrave U 16 të Maqedonisë do të jetë
pjesë e turneut zhvillues të UEFA-së të cilin e organizojmë në Shkup prej 23
deri më 27 prill, në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’. Në turneun
zhvillues përveç Maqedonisë do të marrin pjesë edhe Kazakistani, Ukraina dhe
Luksemburgu.
Përfaqësuesen e Maqedonisë do ta drejtojë Toshe Nacev, ndërsa ndeshjen e parë e luajmë më 23 prill (e shtunë) kundër Kazakistanit në orën 16:00.
Për turneun zhvillues të UEFA-së, seleksionuesi i përfaqësueses U 16 Toshe Nacev ka ftuar këta futbolliste:
Maqedonia U 16 femrat: Syarta Roçi (AS Junajted), Belistojanova Marija (Top Goll), Ivana Binevska (SC Istatov), Teodora Bubmarkovska (Konzuli), Dragana Gegova (Borec), Sara Gramatikova (Tiverija), Rabija Dervishi (Dragon 2014), Teodora Dimoska (Dragon 2014), Teodora Gjorgjievksa (Borec), Jovana Gjorgjioska (Top Gol), Viktorija Kiranova (Konzuli J.), Nadica Kosteska (SC Istatov), Ivana Nikollova (Tiverija), Anastasija Nikollovska (Reçica), Kristina Nikollovska (Borec), Tankica Ristovska (Tiverija), Aleksandra Todorovska (Koçani), Radica Çoneva (SC Istatov), Marija Xhevalkova (Tiverija ), Julija Zhiviq (Borec);
Turneu zhvillues i UEFA-së në konkurencë të femrave e hapin Ukraina dhe Luksemburgu me ndeshjen e nesërme në orën 11:00.