FFM organizon seminar për trajnerë për futbollin e femrave

Publikuar më 06 Мај, 2016 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me UEFA-në si pjesë e programës për zhvillim të futbollit në konkurencë të femrave „Free-Kick On field development“, organizon seminar dy ditor për trajnerë për gjithë trajnerët e ekipeve seniore të Ligës së Parë të femrave, tajnerëve të ekipeve përfaqësuese të femrave, si dhe kandidatët e paraqitur për pajisje me licencë të trajnerëve  në kursin UEFA ‘B’.

Seminari do të mbahet më 12 dhe 13 maj 2016 në ‘Shtëpinë e futbollit’-FFm dhe në terenet e qendrës stërvitore ‘Petar Milloshevski’. Instruktor i UEFA-së në këtë seminar do të jetë Ana Signul nga Suedia, lojtare shumëvjeçare në ekipe futbollit për femra në ligën e Suedisë ku mban rekordin me gjithsej 240 paraqitje, pastaj trajenre në ekipe suedeze, si dhe seleksionuese e përfaqësueseve U 16 dhe U 18. Për momentin kryen funksionin e seleksionueses së përfaqësueses së femrave të Skocisë dhe është në rrugë të mbarë për tu kualifikuar për në EURO 2017.

Ana Signul do të ketë prezentime teoriko-praktike në tema të futbollit, me theks të veçantë për ndodhi dhe sfida në futbollin e femrave.

Seminari fillon në orën 11:00 me prezantimin teorik në dhomën për press në shtëpinë e futbollit të Maqedonisë. 



   
   
Reprezentacioni A