Publikuar më 16 Мај, 2022 në Lajme, Seminare
Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Qendra për Edukim në periudhën prej 10 deri më 15 maj në hotelin “Istatov” në Dojran organizuan kursin e parë për marrjen e licencës UEFA C për trajner në Maqedoni.
Kursi u ndjek nga 36 aplikantët që përfunduan me sukses detyrimet lidhur me mësimdhënien teoriko-praktike të mbajtur në seminarin e grupit 1.
Ligjërues - demonstrues në Qendrën për Edukim (CE) të cilët e realizuan kursin ishin: Nebojsha Markovski, Lence A. Veliçkovska, Vujica Zhivkoviq, Visar Ganiu, Zhikica Tasevski, Borçe Hristov, Gordan Zdravkov, Dr. Ilija Stoilov, Bojan Markovski.
Duke pasur parasysh interesimin e madh dhe mbi 100 kandidatët e regjistruar, përveç të parit, Qendra Edukative pranë FFM-së formoi edhe dy grupe të tjera.
Kursi i dytë për Grupin 2 në kuadër të gjeneratës së parë të kandidatëve për marrjen e diplomës UEFA C do të mbahet në periudhën 23 deri më 28 maj 2022. Kursi i tretë, i destinuar për Grupin 3 do të mbahet brenda periudhës 6 deri më 11 qershor 2022. Të dy kurset do të organizohen në Hotel Istatov në Dojran.