FFM organizoi kamp stërvitor për arbitrat sipas kriteriumeve më të larta të UEFA-së

Publikuar më 21 Октомври, 2021 Lajme, Seminare

Arbitrat nga vendi punuan sipas programës së trajnerit kryesor kondicional dhe ekspertit stërvitor për arbitra elitar të futbollit në UEFA, profesorit Verner Helsen.

Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me UEFA-në organizoi kamp stërvitor në të cilën ligjërues dhe instruktor ishte trajneri kryesor kondicional dhe ekspert stërvitor për arbitra futbolli në UEFA, profesori Verner Helsen.
Shtëpia jonë futbollit kampin stërvitor për arbitrat tonë e organizoi sipas standardeve më të larta të UEFA-së. Në seminarin treditor u përfshinë metodat dhe teknologjia më e re për stërvitje. Arbitrat e Maqedonisë kishin mundësinë nga afër të njihen me metodat e punës të cilat i shfrytëzon dhe implementon UEFA në përgatitjen e arbitrave për Ligën e Kampionëve, Kampionatet Europiane dhe Botërore.

Arbitrat që morën pjesë në kampin stërvitor me sukses kaluan detyrat teorike dhe praktike, duke dëshmuar se mund të barten me sfidat më bashkëkohore që i bart puna e tyre.

Vlerësimi pozitiv për të arriturat në kampin stërvitor dha edhe eksperti i UEFA-s, profesori Verner Helsen, duke potencuar se më shumë se 200 arbitra nga shteti jonë që janë të kyçur në proces, meritojnë lëvdata për mundin dhe rezultatet e arritura. Progresi njohet nga UEFA, ndërsa FFM do të vazhdojë të mbindërtojë në kuadër të federatës.



   
   
Reprezentacioni A