FFM në vizitë pune në Komunën e Tetovës

Publikuar më 14 Јули, 2014 Lajme

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski sot ka realizuar takim pune me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin.

Në mbledhjen në Tetovë u bisedua për mënyrën e realizimit të aktiviteteve në lidhje me ndërtimin e terenit me bar artificial në kuadër të projektit të FFM-së ’10-të terene me bar sintetik’, që janë pjesë e programës ‘het trik 3’ të UEFA-së, si dhe për gatishmërinë e komunës për tu kyçur në projektin e ri të FFM-së ‘het trik 4’ për vëndosjen e tereneve të reja dhe montimin e reflektorëve në Stadiumin e Qytetit në Tetovë.

Presidenti i FFM-së, Gjorgjioski tha se bashkëpunimi me komunat në gjithë shtetin patjetër të jetë në nivel të lartë kur janë në pyetje projektet e rëndësishme me qëllim të realizimit më të mirë dhe më kualitativ të të njëjtave.

“Në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, dua që tu sugjeroj gjithë atyre që janë kompetentë të Komunën e tetovës se gëzohemi që së bashku krijojmë të ardhme më të mirë për futbollin në Maqedoni. Komuna e Tetovës ka përfunduar punët në lidhje më ndërtimin e terenit me bar artificial dhe ne jemi falemenderues dhe të kënaqur me realizimin e përbashkët të këtij projekti. Me ndihmën e UEFA-së dhe FIFA-s, FFM është institucion i aftë për të mbështetur projektet e rëndësishme për futbollin tonë, nga ndërtimi i infrastrukturës, deri te puna me kategoritë e reja. Nëse në këtë kemi mbështetjen e komunave, jemi të sigurtë se mund të garantojmë të ardhme më të mirë për sportin tonë, posaçërisht për futbollistët me të rrinjë”, u shpreh presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Tetova është një prej 10-të komunave në Maqedoni e cila u kyç në projektin për ndërtimin e tereneve me bar artificial. Në bisedat me njerëzit përgjegjës në komunë, Gjorgjioski konfirmoi angazhimin e FFM-së për ndihmë në gjithë rajonet e R.Maqedonisë, duke cekur se secila komunë patjetër të plotësojë obligimet e veta të projektit, nëse kanë qëllim të kyçen në aktivitetet e reja të cilat FFM do t’i realizojë me ndihmën  e UEFA-së.

“Dëshira e FFM-së është që së bashku me Qeverinë e RM-së dhe qyteteve të përmirësojmë infrastrukturën sportive. Në bisedat me drejtuesit e Komunës së Tetovës kemi ardhur në përfundim se qyteti është i gatshëm të zhvillojmë bashkëpunimin e përbashkët. Realizimi i programës për ndërtimin e terenit me bar artificial na jep të drejtë të mendojmë se mund të shkojmë një hap më tej në krijimin e infrastrukturës kualitative sportive në Tetovë. Komuna është gati kyçet në projektin e ri për përmirësimin e kushteve në Stadiumin e Qytetit, ndërsa ne sigurisht se do të mbështesim çdo iniciativë që do të nënkuptojë kushte më të mira për futbollistët dhe klubet. Jemi të sigurtë se stadiumet më kualitative, organizimi më i mirë i garave dhe përgjegjësia e përbashkët e pronarëve të stadiumeve dhe klubeve do të sjellë në sjellje më të mirë edhe në ndeshjet e futbollit”, shtoi Gjorgjioski.



   
   
Reprezentacioni A