FFM në Strumicë inauguroi fushën më të re me bar artificial

Publikuar më 11 Мај, 2021 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë sot edhe zyrtarisht ka lëshuar në përdorim fushën me bar artificial të Akademia Pandevit në Strumicë.

Projekti për ndërtimin e plotë të fushës me bar artificial ka kushtuar 280.000 euro, ndërsa federata jonë mjetet i siguroi përmes programës Het-trik të UEFA-së.

Në hapjen zyrtare të fushës së Akademia Pandevin ishin pjesëmarrës drejtuesit e FFM-së, të udhëhequr nga presidenti Muamed Sejdini, kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski dhe përfaqësuesi i Akademia Pandevit, Martin Alagjoski.


- Për Federatën e Futbollit të Maqedonisë ditët sikur kjo që është sot kur hapim një fushë të re të futbollit është gjithmonë e veçantë dhe e rëndësishme. Kjo fushë është e para me barin artificial më modern në Maqedoni, me vlerë 280 mijë euro si ndihmë nga FFM dhe UEFA për rajonin e futbollit nga i cili gjithmonë lindin reprezentues të Maqedonisë. 

- Për ne shumë e rëndësishme që treguam se FFM është e aftë të realizojë projekte për futbollin e Maqedonisë, nga ndërtimi i infrastrukturës deri në sigurimin e kushteve për përfaqësuesen më të mirë për pjesëmarrje në evente të mëdha.

- Jemi të bindur që investimi në infrastrukturë do tu mundësojë klubeve të vendosin objektiva të reja që nënkuptojnë suksese për ata, por edhe për përfaqësueset tona. Pikërisht për këtë investojmë në të gjitha rajonet e shtetit. Duam që të ju ndihmojmë të gjithëve, qëllimi jonë është që të bëjmë përpjekje të përbashkëta dhe investime me klubet dhe komunat, dhe gjithë ajo që po punohet në qendrat europiane të futbollit, duhet të bëhet edhe në Maqedoni, ka deklaruar presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini. 




   
   
Reprezentacioni A