Publikuar më 20 Мај, 2014 në Lajme
Udhëtimi i përfaqësueses A për në Austri, në krye me seleksionuesin Boshko Gjurovski, për ndeshjen miqësore me Kamerunin është shënuar me shenjë mbështetje për të goditurit në katastrofën natyrore.
Mbështetje dha edhe përfaqësuesja U 21 e cila së bashku me stafin teknik për momentin është në grumbullim për ndeshjen e rradhës kualifikuese kundër Portugalisë.
Federata e Futbollit të Maqedonisë të gjithë të goditurve nga vërshimet me këtë gjest dëshiron që t’u bëjë me dije se do të jetë në dispozicion periudhën e ardhshme për çfarëdo ndihme logjistike apo humnitare që do t’ju nevojitet.