FFM ndau çmimet për më të mirët e vitit

Publikuar më 25 Декември, 2019 Lajme


Me ceremoninë gala në Teatrin nacional të Maqedonisë, Federata e futbollit të Maqedonisë ndau çmimet për më të mirët në futbollin tonë për sezonin garues 2018/2019.

Elif Elmas është futbollisti ynë më i mirë që na prazanton në skenën europiane.

Visar Musliu i cili sezonin e shkuar me Shkëndijën doli kampion është futbollisti më i mirë në kampionatin vendor. 

Jugosllav Trençovski është trajneri i vitit, Vllatko Stojanovski është golashënuesi i sezonit, futbollisti më i mirë i ri u zgjodh Xhemal Ibishi i Vardarit, Florent Ramadani është golashënuesi i sezonit në kategoritë e reja.

Çmim të veçantë për vepër jetësore i’u nda gazetarit të pensionuar Atanas Kostovski, kurse u nderua edhe i ndjeri Slobodan Vujçiq-Braco për kontributin e dhënë për zhvillimin e futbollit vendor.

Me mirënjohje u nderua përfaqësuesja U19 e Maqedonisë e cila siguroi kualifikim në fazën elite të eliminatoreve për Kampionatin Europian.

Stefan Ristovskit i’u nda mirënjohje për zhvillimin e futbollit reprezentues.

MË TË MIRËT E VITIT SIPAS KATEGORIVE PËR SEZONIN 2018/2019:

Reprezentuesi më i mirë jashta vendit: Elif Elmas (Napoli)

Futbollisti më i mirë në kampionatin vendor: Visar Musliu (Shkëndija)

Trajneri i vitit: Jugosllav Trençovski (Alademia Pandev)

Golashënues: Vllatko Stojanovski (Renova)

Arbitri i vitit: Marjan Gocevski

Ekipi Fair play: Akademia Pandev

Klubi më i mirë te moshat: Shkëndija

Lojtari më i mirë i ri: Xhemal Ibishi (Vardar)

Golashënues te moshat: Florent Ramadani (Shkëndija)

Trajneri i vitit te moshat: Filip Despotovski (Vardar)

Më e mira e vitit te femrat: Lençe Andreevska (KFF Dragon)

Golashënuesja e vitit: Eli Jakovska (KFF Istatov)

Trajneri i vitit te femrat: Ilija Mandarov (KFF Dragon)

Futbollisti i vitit në futsall: Taulant Ismaili (KFV Shkupi)

Trajneri i vitit në futsall: Zoran Lekiq (KFV Shkupi)

Çmime për kontribut të veçantë: 

Arbtrim Qira (Struga Trim&Lum) dhe Koço Angjushev (Borec)

Kontribut për afirmimin e mak-futbollit: Ivana Projkovska

Mirënjohje për kontribut me moshat e reja: KF Dardanët-Tetovë

Mirënjohje për kontribut në futboll: Lupço Perinski

Çmim për vepër jetësore: Atanas Kostovski

Mirënjohje post-mortum: Sllobodan Vujçiq

Mirënjohje e veçantë: Maqedonia U19

Kontribut për zhvillimin e futbollit reprezentues: Stefan Ristovski



   
   
Reprezentacioni A