FFM ndanë mirënjohje për Byron për Siguri Publike

Publikuar më 30 Мај, 2024 Lajme


Byroja për Siguri Publike (BSP) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme pranoi mirënjohje, ne shenjë falënderimi nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) për bashkëpunimin e suksesshëm mes dy institucioneve.

Këtë mirënjohje, e pranoi drejtori i BSP-së, Sasho Tasevski.

“Në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, dëshiroj të falënderoj punonjësit e Byrosë për Siguri Publike dhe drejtorin Sasho Tasevski për bashkëpunimin e suksesshëm dhe nivelin e lartë të profesionalizmit në kryerjen e detyrave të tyre gjatë organizimit të ndeshjeve të futbollit.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrëdhënie partneriteti me BSP-në në drejtim të mbështetjes për organizimin e suksesshëm të ndeshjeve, para, gjatë dhe pas ndeshjeve. FFM ka mbështetjen maksimale nga përfaqësuesit e Byrosë së Sigurisë Publike për të kaluar pa probleme sigurie. Falënderojmë secilin individ që kontribuoi që ndeshjet të jenë në atë nivel të lartë, jo vetëm nga kampionati vendor, por edhe ndeshjet ndërkombëtare që i organizuam”, tha Igor Frangovski gjatë ndarjes së mirënjohjes deri te BSP nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.





   
   
Reprezentacioni A