Publikuar më 16 Декември, 2016 në Lajme
Besart
Ibraimi është futbollisti më i mirë në Maqedoni për sezonin garues 2015/2016,
ndërsa sulmuesi i Shkëndijës dhe përfaqësueses së Maqedonisë mori edhe çmimin
‘Golashënuesi më i mirë’ në zgjedhjen e Federarës së futbollit të Maqedonisë.
Ilija Nestorovski mori çmimin ‘Prezentuesi më i mirë i futbollit të Maqedonisë. Në emër të Ibraimit, çmimet i morri babai dhe vajza e tij, ndërsa Nestorovski përmes një video-deklarate u falënderua për çmimin.
“Ky vit ishte shumë i suksesshëm për mua. Si golashënues më i mirë i Inter Zapreshiqit në kampionatin kroat arrita të kaloj në Seria A te formacioni i Palermos, me çka realizova ëndërën. Shpresoj në suksese më të mëdha në të ardhmen. Falënderoj për çmimin dhe urime gjithë atyre që merituan çmime”, u shpreh Nestorovski.
Përfaqësuesja e Maqedonisë deri 21 vjeç e cila arriti sukses historik me kualifikimin në Kampionatin Evropian në Poloni mori çmim të veçantë, ndërsa seleksionuesi Bllagoja Milevski u shpall ‘Trajneri më i mirë i sezonit 2015/2016.
“Falënderim të madh deri te gjitha ata që janë meritorë për suksesin, që është i jashtëzakonshëm. Falënderim më të madh te gjithë ata që më shumë kontribuan për këtë arritje, futbollistët. Djema, çdo respekt për ju, falënderit edhe një herë”, deklaroi Milevski.
Gjithë çmimet për sezonin 2015/16:
Futbollisti më i mirë: Besart Ibraimi (Shkëndija)
Prezentuesi më i mirë i futbollit të Maqedonisë: Ilija Nestrovski (Palermo-Itali)
Trajneri më i mirë: Bllagoja Milevski (Maqedonia U 21)
Golashënuesi më i mirë: Besart Ibraimi (Shkëndija)
Mirënjohje e veçantë: Futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë U 21
Golashënuesja më e mirë te femrat: Afrodita Salihi (Dragon 2014)
Futbollistja më e mirë: Teodora Dimovska (Dragon 2014)
Trajneri më i mirë në konkurencë të femrave: Ilija Mandarov (Dragon 2014)
Golashënuesi më i mirë në konkurencë të të rinjëve: Aleksandar Mishov (Akademija Pandev)
Futbollisti më i mirë në konkurencë të të rinjëve: Elif Elmaz (Rabotniçki)
Skuadra më e mirë për të rinjë: Vardari
Trajneri më i mirë në konkurencë të të rinjëve: Jugosllav Trençovski (Akademia Pandev)
Lojtari më i mirë në futsal: Igor Leovski (Zhelezarec)
Trajneri më i mirë në futsal: Ivan Bozhoviq (Zhelezarec)
Puntori më i mirë sportive: Sergej Samsonenko (Vardar)
Arbitri më i mirë: Dimitar Meçkarovski (Shkup)
Ekipi fair-play: Horizont Turnova
Mirënjohje për vepër jetësore: Lubislav Ivanov Xingo