FFM me tre nominime në manifestimin Zgjedhja e sportistëve 2016

Publikuar më 22 Декември, 2016 Lajme


Agjencioni për Rini dhe Sport dhe Lidhja e Federatave sportive të Maqedonisë të premten në orën 20:00 në manifestimin gala në TKM do t’i zgjedhin sportistët më të mirë për vitin 2016. Federata e futbollit të Maqedonisë në zgjedhjen e ARSM-së është nominuar në tre kategori.

Bllagoja Milevski, seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë në konkurencë me Lino Çervar (hendboll), Zharko Ristovski (volejboll), Dejan Mitrovski (kik boks) dhe Pece Belistojanovski (karate) është nominuar në kategorinë “Seleksionuesi më i mirë”.

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë është nominuar në kategorinë “Ekipi përfaqësues më i suksesshëm në konkurencë të meshkujve”. Për çmimin në këtë kategori konkurentë janë edhe përfaqësueset e hendbollit dhe volejbollit.

Federata e futbollit të Maqedonisë është nominuar  për “Federata më e sukesshme sportive” bashkë me Federatën e Hendbollit, Karatesë, Volejbollit dhe Kik Boksit. 



   
   
Reprezentacioni A