FFM me propozim të Milevskit nominon Ristovskin, Elmasin dhe Bardhin për sportist të vitit nga ARSM

Publikuar më 15 Декември, 2022 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë i dërgoi Agjencisë për të rinj dhe sport (ARSM) propozimin e nominimeve për përzgjedhjen e “Sportistëve të Vitit” të organizuar nga ARSM.

Me propozim të seleksionuesit të përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, në kategorinë "Sportisti i Vitit", Federata e Futbollit të Maqedonisë nominoi 1. Stefan Ristovski, 2. Elif Elmasin dhe 3. Enis Bardhin. 

Në letrën drejtuar Agjencisë për Rini dhe Sport, seleksionuesi i përfaqësueses tonë, Bllagoja Milevski, ka dhënë shpjegime lidhur me nominimet për tre përfaqësuesit tanë.

1. Stefan Ristovski - Kontribut në ndeshjet e luajtura për përfaqësuesen A të Maqedonisë në kualifikimet për KB 2022 dhe vendi i dytë i fituar në grup; Kontributi në ndeshjet e play-off-it të luajtura për KB 2022. Fitorja ndaj kampiones evropiane Italisë dhe kualifikimi në finalen e play-off-it ndaj Portugalisë; Kontributi në ndeshjet e luajtura për të fituar titullin kampion në kampionatin kroat me Dinamon e Zagrebin dhe kontribut në fitimin e Kupës me Dinamon e Zagrebin; Kontributi në ndeshjet e luajtura për Dinamon e Zagrebit në UEFA Champions League dhe vendosja në fazën e grupeve të UEFA Champions League;

  2. Elif Elmas - Kontribut në ndeshjet e luajtura për përfaqësuesen A të Maqedonisë në kualifikueset për KB 2022 dhe vendi i dytë i fituar në grup; Kontributi në ndeshjen e play-off për KB 2022. Finalja e Play-off kundër Portugalisë; Kontributi në ndeshjet e luajtura për Napolin (Itali) në UEFA Champions League dhe vendosja në fazën e grupeve të UEFA Champions League; Angazhimi ndaj fanellës së përfaqësueses dhe gjithmonë në funksion të ekipit për ndeshjet përfaqësuese në edicionin e Ligës së Kombeve;

3. Enis Bardhi - Kontribut në ndeshjet e luajtura për përfaqësuesen A të Maqedonisë në kualifikueset për KB 2022 dhe vendi i dytë i fituar në grup; Kontributi në ndeshjet e play-off-it të luajtura për KB 2022. Fitorja ndaj kampiones evropiane Italisë dhe kualifikimi në finalen e play-off-it ndaj Portugalisë; Angazhim ndaj fanellës së përfaqësueses dhe gjithmonë në funksion të ekipit për ndeshjet përfaqësuese në edicionin e Ligës së Kombeve.




   
   
Reprezentacioni A