FFM me mirënjohje nga Ministria e Ekonomisë për SHKUPI 2017

Publikuar më 28 Септември, 2018 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonsië pranoi mirënjohje të veçantë nga Ministria e Ekonimisë së Republikës së Maqedonisë me rastin e Ditës Botërore të turizmit – Super Kupa e UEFA-së SHKUPI 1017 është ngjarja më e suksesshme e organizuar në vendin tonë.

Me rastin e Ditës Botërore të turizmit, ministri për ekonomi, Kreshnik Bekteshi përveç mirënjohjes për Federatën e futbollit të Maqedonisë, ndau pllaka për shoqatat punëtore më të suksesshme për turizëm dhe bizneseve nga sektori i turizmit.

“Në Evropë shihet me pozitivitet sporti i Maqedonisë dhe futbolli ynë. Shpresojmë rezultatet tona dhe sukseset edhe më shumë të vlerësohen nga ana e opinionit dhe shoqërisë në përgjithësi. Super Kupa e UEFA-së  - SHKUPI 2017 është ngjarja më e madhe e organizuar në Maqedoni. Për ne ajo ngjarje gjithmonë do të ngjallë emocione të veçanta dhe gjithmonë me krenari do të kujtojmë momentet e 8 gushtit të vitit 2017. Falënderim deri të Ministria e Ekonomisë për mirënjohjen. Ne si Federatë gjithmonë do të mundohemi të promovojmë vendin tonë denjësisht në suaza evropiane dhe botërore”, deklaruan Drilon Ganiu, zëvendës-sekretar i përgjithshëm në FFM dhe Zharko Ignjatovski, menaxher për futboll në FFM. 



   
   
Reprezentacioni A