FFM me mbështetje për kandidaturën e Aleksandar Çeferinit

Publikuar më 24 Август, 2018 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë do të mbështesë Aleksandar Çeferinin për president të UEFA-së në zgjedhjen e tij për pozitën e presidentit të Unionit të Asosiacioneve Europiane të futbollit.

Federata jonë e futbollit ishte ndër të parat që propozoi dhe i dha mbështetje njeriut të parë aktual të UEFA_së në zgjedhjen e tij si president i UEFA-së në shtator të vitit 2016 në Kongresin e mbajtur në Athinë. Në Kongresin e jashtëzakonshëm në kryeqendrën greke, Çeferin u bë kryetari i parë i UEFA-së.

“Projektet dhe idetë e Aleksandar Çeferinit janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit europian, ndërsa ne si Federatë besojmë fuqishëm se Aleksandar Çeferin bashke me gjithë familjen e UEFA-së do të vazhdojë të japë kontribut të madh edhe për zhvillimin e futbollit në rajonin tonë. Mandatin e tij në UEFA e nisi me vision të qartë për të ardhmen me fokus për mbrojtje më të madhe, promovim dhe zhvillim të futbollit europian, duke vënë lojën në vend të parë dhe duke mbrojtur interesin dhe intigritetin e saj. Angazhimi i tij është uniteti dhe dialogu ndërmjet federatave europiane, duke mbështetur bashkëpunimin me gjithë palët e përfshira në këtë sport. Sinqerisht besojmë se ky mision i tij do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në letrën mbështetëse të FFM-së.

Aleksandar Çeferin si president i UEFA ishte në Shkup në ndeshjen e Super Kupës së Europës ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Junajtedit, ndërsa në mars të këtij viti zyrtarisht promovoi edhe objektin e ri me kapacitet për vendosje në kuadër ‘Shtëpisë së futbollit’.



   
   
Reprezentacioni A