FFM mbulues kryesor i turneut ndërkombëtar për shpresa KUPA E SHKUPIT

Publikuar më 05 Август, 2016 Lajme, FFM-Newsletter


‘KUPA E SHKUPIT’ në bashkëpumi me Qytetin e Shkupit dhe Federatën e futbollit të Maqedonisë për gerë të tretë organizojnë turneun e madh ndërkombëtar për grupmosha të reja ‘KUPA E SHKUPIT 2016’, i cili do të zhvillohet prej 5 deri më 11 gusht në më shumë stadiume të qytetit të Shkupit. Në këtë turne do të marrin pjesë 28 ekipe nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Britania e madhe dhe Bullgaria, me futbollistë të lindur në vitin 2000 dhe më të rij se 2002. Në turne do të marrin pjesë këta ekipe:

Partizan-Beograd, Pro Touch SA-Londër, Vardar-Shkup, PFK Septemvri-Sofie, Pelister-Manastir, Osjek-Osjek, Sesvetete-Zagreb, NSH Buba Mara-Zagreb, Vojvodina-Novi Sad, Botev-Plodliv, Real-Nish, Akademia Pandev-Strumicë, Shkupi-Shkup, Shkëndija-Tetovë, Bregallnica-Shtip, Talent-Manastir, Metalurg-Shkup, Pobeda-Prilep, Nju Stars-Shkup.

Hapja zyrtare do të bëhet në sheshin ‘Filipi i Dytë’, ndërsa shumë sukses, momente gëzimi dhe shoqërim fëmijëve do t’u dëshirojë sekretari gjenera i FFM-së, Filip Popovski dhe kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski.

Ndeshjet fillojnë të shtunën në këto terene:

Gjorçe Petrov (tereni me bar sintetik), qendra stërvitore ‘Petar Milloshevski’, Cementarë, Ilinden dhe Marino.

“KUPA E SHKUPIT është turne ndërkombëtar i cili tani më tre vite me rradhë mbahet në Maqedoni. Falënderime të mëdha për Qytetin e Shkkupit dhe Federatën e futbollit të Maqedonisëe cila është mbështetëse dhe partnere kryesore e asaj që na pret 7-të ditët në vijim në qytetin tonë kryesor. Hapja zyrtare është caktuar të premten në orën 20:00 në sheshin ‘Filipi i Dytë’. Numri i pjesëmarësve këtë vit është rreth 700, vitin e ardhshëm presim numri të jetë në mbi 1000 pjesëmarës. Ekiept të cilat do të marrin pejsë në këtë turne ndërkombëtar për të rinjë janë nga rajoni i Bullgarisë, Serbi, Kroaci, Shqipëri dhe më të mirët nga Maqedonia”, deklaroi Vllatko Nedelkovski, president i ‘Kupa e Shkupit’. 



   
   
Reprezentacioni A