Publikuar më 15 Октомври, 2014 në Lajme
Federata e futbollit të Maqedonisë është kyçur në mënyrë aktive në kampanjën e mbështetur nga Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim. Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim si coordinator i aktiviteteve të FARE-s në bashkëpunim me FFM-në përmes kampanjës mediale do ta promovojë javën e FARE-s kundër nacionalizmit dhe diskriminimit në futboll. Në ditët kur do të zhvillohen ndeshjet e xhirove të rregullta në Ligën e Parë dhe të Dytë të futbollit të Maqedonisë, futbollistët do të dalin në teren me transparente me mesazhe kundër racizmit dhe nacionalizmit në futboll.
“Federata e futbollit të Maqedonisë përgjegjëse për organizimin e lojës së futbollit në vendin tonë jep mbështetje të plotë në të gjithë aktivitetet e lidhura me fer-peljin dhe luftën kundër dhunës, nacionalizmit dhe racizmit në terenet e futbollit. Në kuadër të antarësisë tonë në UEFA, ne si federatë jemi të obliguar të kujdesemi për zhvillimin e lojës dhe tejkalimin e të gjithë mënyrave të parregullsive të panevojshme. FFM në mënyrë aktive mer pjesë në programën e UEFA-së kundër racizmit dhe diskriminimit të futboll, ndërsa shprehim edhe kënaqësinë nga bashkëpunimi me Qendrën e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim si dhe si koordinator kombëtar i FARE-s. FFM në periudhën që kaloi ka promovuar dhe organzioi kampanjën ‘100% futboll’ në krye me Dimitar Zisovskin, ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme kemi shikuar dhe inicuar një sërë të masave për ndërtimin e marëdhënieve kulminante me grupet e tifozëve dhe zhvillimin e fan kulturës në vendin tonë. Ftojmë të gjithë së bashku, futbollistët, klubet, tifozët, arbitrat, organizatat joqeveritare dhe gjithë qytetarët të kontribuojmë në zhvillimin e kulturës së tifozëve në vendin tonë dhe të bëhemi shembull për sjellje njerëzore”, porositi ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të FFM-së, Filip Popovski.
Aktivitetet e tij i prezantoi edhe Nelko Nelkovski, kryetar i Qendrës së Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim dhe organizatat joqeveritare të cilat janë të kyçura në javën akcionare të FARE-s kundër nacionalizmit, racizmit dhe diskriminimit në futbollin evropian.
“Qëllimi kryesor i kampanjës së FARE-s është që të ndihmohen iniciativat lokale për shfarosjen e nacionalizmit, racizmit dhe diskriminimit në stadiumet e futbollit. Qëllimi i FARE-s është që përmes futbollit të nxjerin mesazhe të qarta”, deklaroi koordinatori për Maqedoni dhe president i Qendrës së Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim, Nelko Nelkovski.