FFM mbajti seminarin e rregullt vjetor për delegatë

Publikuar më 15 Февруари, 2017 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë sot në hotelin ‘Kontinental’ mbajti seminarin vjetor me delegatët e ndeshjeve të Ligës së Parë dhe të Dytë të futbollit të Maqedonisë për sezonin 2016/17.

Në takimin e delegatëve, presidenti i Komisioni për Gara, Vasko Dojçinovski edhe një herë në mënyrë të detajuar prezantoi rregullat dhe sugjerimet për sezonin garues dhe sqaroi rregulloret për ndeshjet e dy konkurecave. Presidenti i Komisionit për Arbitra, Emil Bozhinovski sqaroi rregullat në sferën e referimit në ndeshjet e kategorisë së parë dhe të dytë.

Federata e futbollit të Maqedonisë realizoi këtë seminar me qëllim njoftimin e delegatëve me ndryshimet e rregulloreve, për të kuptuar rëndësinë e ndryshimeve dhe të jenë të orientuar në mënyrë të drejtë dhe të duhur në organizimin kualitativ të ndeshjeve.



   
   
Reprezentacioni A