FFM mbajti Kuvendin e rregullt vjetorë

Publikuar më 17 Февруари, 2018 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë sot mbajti Kuvendin e rregullt vjetorë për vitin 2018. Në të njëjtën u miratua raporti finansiar nga llogaria përfundimtare për vitin 2017, raporti i presidentit të Këshillit Drejtues të FFM-së, raporti i Këshillit Mbikqyrës, raporti i revizorit të pavarur dhe buxheti për vitin 2018. Trupi më i lartë federatës miratoi propozimin për uljen dënimeve për futbollistët që luanin për Metalurgun, Viktor Angelov, Stefan Jeftovski, Filip Ristovski dhe Dejan Dodevski, president i KFV Bixho.

Në fjalimin e tij presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski potencoi kënaqësinë për rezultatet e arritura vitin e kaluar dhe besimin se në atë drejtim do të vazhdohet me zhvillimin e mëtejshëm të futbollit të Maqedonisë.

“Kjo federatë dëshmoi se mundet. Kurdo të kujtojmë vitin e kaluar gjithmonë në jetën tonë futbollistike do të ndjejmë kënaqësi dhe krenari. Vitin e kaluar në këtë vend ju ftova bashkarisht të bëjmë të vazhdojë politika dhe stratetgjia e Federatës së futbollit të Maqedonisë, e kjo nënkuptonte fokus i plotë në rikonstruimin e stadiumeve, investime në futbollin e moshave, rezultate më të mira në gjithë përfaqësueset nacionale, respektimi i strategjisë nacionale, mundësimi i gjithë kushteve për përgatitje për ekipet përfaqësuese.

Duhet të jeni krenar me arritjet. Mund të trokasim dhe të hapim secilën derë. Nga UEFA dhe FIFA, klubet, trajnerët dhe futbollistët, deri te sektori koorporativ. Ndihmojmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, më e rëndësishme është që familja futbollistike të jetë e kënaqur. Gjithë ne, federate, klubet, lidhjet komunale, mediumet,… gjithë ndajmë merita për përmirësimin e atmosferës, kushteve dhe ambientit në përditshmërinë tonë futbollistike.

Me infrastrukturë më të mirë dhe atmosferë të shëndoshë, futbolli i Maqedonisë do të duket edhe më mirë, Strumica dhe stadiumi “Mlladost” janë shembull i vërtetë për këtë. Shembull për storie të suksesshme. Në Strumicë arritëm ta përgatisim stadiumin Mlladost për ndeshje zyrtare ndërkombëtare për më pak se 60-të ditë, si Federatë investuam shumë finansa. Megjithëtë, për storie të suksesshme gjithmonë nuk janë kyçe vetëm finansat. Strumica dhe stadiumi Mlladost janë storie e suksesshme për faktin se atë nuk e bëmë vetë. E bëmë me mbështetje të madhe, bashkarisht, krahë për krahë me Agjencionin për Rini dhe Sport dhe komunën e Strumicës. Dhe ashtu duhet të jetë.

Edhe në të ardhmen do të vazhdojmë që me finansa dhe logjistikë Manastiri, Tetova, Prilepi, Velesi dhe Shtipi të fitojnë stadiume reprezentuese dhe të krijojmë kushte për shumë më shumë të rinjë të ushtrojnë dhe luajnë në kushte të shkëlqyeshme.

Derisa unë do të jem president i kësaj federate, ndershmëria dhe transparenca do të jenë virtyte të cilat do të na identifikojnë. Po, ne gjithmonë pranojmë kritika konstruktive, pranojmë ide dhe propozime dhe kjo Federatë gjithmonë do të hap dyert për gjithë ata që mendojnë se mund të ndihmojnë. Në fund sërish do të them, kjo federatë dëshmoi se sinqerisht dhe me motiv luftoi për ndrysshime në futbollin e Maqedonisë, hapur dhe ndershëm. DHe kemi arritur rezultatet më të mira në historinë e futbollit të Maqedonisë. Kjo është kahje jonë për të ardhmen”, tha Gjorgjioski para të pranishmëve në Kuvend.  

Kuvendi i Rregullt vjetorë i FFM-së u ndoq nga afër nga përfaqësuesit e lartë të UEFA-së, Zoran Lakoviq, drejtor i UEFA-së për Asosiacione Nacionale dhe Davor Shuker, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së. 



   
   
Reprezentacioni A