FFM lëshoi në përdorim terenin më modern me bar natyral në Maqedoni

Publikuar më 09 Април, 2016 Lajme

Federata e futbollit të Maqedonisë ka përfunduar pjesën e vet të marrësveshjes, në Tetovë edhe zyrtarisht është lëshuar në përdorim tereni më modern me bar natyral në Maqedoni.

Skuadrat e Shkëndijës dhe Renovës të dielën do të zhvillojnë ndeshjen e parë në tapetin e ri të stadiumit të Tetovës. Sot edhe zyrtarisht u lëshua në përdorim tereni i ri i stadiumit të qytetit në Tetovë, pjesë e projektit ‘Het Trik 4’ të UEFA-së, që parasheh rekonstruimin e pesë tereneve në gjithë vendin.

Federata e futbollit të Maqedonisë përfundoi pjesën e vet të detyrimeve të parapara në marëveshjen ndërmjet FFM-së, Komunës së Tetovës dhe UEFA-së, duke përfunduar aktivitetet për ndërtimin e terenit modern me sistem të ujitjes dhe kullimit sipas standardeve më të larta të UEFA-së.

Obligim i vetëqeverisjes lokale është ndërtimi i një tribune të mbuluar me minimum pesë mijë ulëse, si dhe rikonstruimin e hapsirave nën tribunë ku duhet të përshtaten zhveshtoret modern dhe hapsirat e nevojshme për një stadium me format reprezentues.

Tereni i ri i vendosur në stadiumin e Tetovës është punuar sipas kriteriumeve më të larta të UEFA-së dhe plotëson kushtet për të qenë vendas i të gjithë ekipeve përfaqësuese dhe klubeve.

Në lëshimin e sotëm në përdorim të terenit me tapet të ri dhe sistem të ujitjes dhe kullimit morën pjesë delegacion i Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe Komunës së Tetovës. 



   
   
Reprezentacioni A