Publikuar më 08 Февруари, 2017 në Lajme
Procesi i licencimit të
klubeve që paraqiten për pjesëmarrje në garat e UEFA-së dhe FFM-së, ndërsa
implementohet nga Departamenti për Licencim, implementoi revizionin e rregullt
vjetor nga ana e shtëpisë për revizion SGSSociete Generale de Surveillance nga Gjeneva, në aspekt të standardeve të UEFA-së
dhe Rregullores për licencim të klubeve.
Revizioni që u zhvillua në gusht të vitit 2016, për licencim për sezonin 2016/17 për punën e përgjithshme të FFM-së si licencuese e klubeve të paraqitura për pjesëmarrje në garat e UEFA-së rezultoi me dhënien e certifikatës për kualitet dhe përmbushje të standardeve në aspekt të procesit të licencimit, si dhe vërtetim se (mos)dhënia e licencave për klubet është në pajtueshmëri me gjithë normat e firmosura.
Me këtë rast FFM shpret falënderim të madhe deri te të gjithë personat e kyçur nga klubet të cilët në mënyrë serioze dhe me përkushtim punojnë në gjithë këtë process dhe janë pjesë e pashmangshme e vendosjes dhe mbajtjes së standardeve të nevojshme për pjesëmarrje në garat e UEFA-së.