FFM jep donacion pajisje mjekësore për të gjitha klubet e Ligës së Dytë

Publikuar më 02 Ноември, 2023 Anti dopingu, Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë me qëllim të përmirësimit të kushteve të ekipeve mjekësore të klubeve vendore dhe përkujdesjes ndaj shëndetit të futbollistëve dhe pjesëmarrësve në ndeshjet e kampionatit vendor, dhuroi defibrilatorë për të gjashtëmbëdhjetë skuadrat e Ligës së dytë. .

Ekipet e Ligës së Parë përmes federatës tonë morën defibrilatorë të automatizuar gjatë sezonit të kaluar dhe ekipet e tyre mjekësore ndoqën programe edukative për reanimimin dhe përdorimin e defibrilatorëve mes mjekëve, trajnerëve dhe lojtarëve.

Një atak në zemër është ndoshta një nga shkaqet kryesore të vdekjes së futbollistëve në fushë, dhe ekzaminimet e rregullta të zemrës dhe masat e duhura të ndihmës së parë (si ringjallja e menjëhershme dhe përdorimi i një defibrilatori) mund të ndihmojnë në parandalimin e vdekjes nga problemet e zemrës.

Nevzat Jonuzi - Kryetar i Komisionit për Mjekësi dhe Antidoping në FFM

- Federata e Futbollit të Maqedonisë me të vërtetë bën përpjekje të mëdha që të gjitha ekipet përfaqësuese t'i furnizojë me pajisje dhe aparatura mjekësore, por gjithashtu i kushton vëmendje dhe ndihmon në pajisje dhe aparatura mjekësore ekipeve që garojnë në kampionatet vendore, duke përfshirë futbollin për femra dhe futsallin.

- Për ne gjithashtu është shumë e rëndësishme që përveç dhurimit të pajisjeve mjekësore, si organ në federatë që kujdeset për shëndetin dhe mjekësinë, të mbajmë në vazhdimësi edukimin e fizioterapistëve dhe mjekëve të angazhuar në klube dhe në ekipet përfaqësuese. Këtë vit mbajtëm edhe seminarin e rëndësishëm për licencimin e mjekëve dhe fizioterapistëve nga kampionatet vendore nën kujdesin e UEFA-s.

- Komisioni i Mjekësisë dhe Antidopingut, në përputhje me nevojat prioritare të klubeve nga pikëpamja mjekësore, paraqet listën e pajisjeve dhe aparaturave të nevojshme mjekësore për klubet dhe Këshilli Drejtues i FFM-së, duke ditur rëndësinë,i miraton të njejtat dhe kështu kontribuojmë në përmirësimin e ambienteve mjekësore të klubeve tona. Në këtë rast janë defibrilatorë për të gjitha skuadrat nga Liga e Dytë.

- E dimë që një atak i papritur në zemër mund të ndodhë kudo, edhe në fusha futbolli, prandaj mendojmë se është e nevojshme që skuadrat të pajisen me defibrilatorët e nevojshëm automatikë. Gjithashtu, federata jonë ka ofruar trajnime për reanimacion dhe ndërhyrje urgjente duke përdorur defibrilatorët e dhuruar për personat përgjegjës për ndihmën mjekësore në klube.

- Në të ardhmen do të vazhdojmë në atë drejtim, për të qenë një shërbim më i mirë për klubet nga pikëpamja mjekësore dhe synimi ynë i radhës është që të blejmë çanta mjekësore të pajisura me barna sipas standardeve mjekësore të UEFA-s për të gjithë pjesëmarrësit në kompeticionet vendore.

FIFA disa vite më parë nisi gjithashtu një fushatë të arrestit të papritur kardiak për të përmirësuar nivelin e edukimit të ndihmës së parë ndërmjet futbollistëve dhe tifozëve të futbollit në stadiume.





   
   
Reprezentacioni A