FFM jep donacion paisje sportive për 71 klub nga Ligat e Treta

Publikuar më 07 Ноември, 2017 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë ka dhënë donacion (pasije sportive, rrjeta për portat dhe topa futbollit) për skuadrat e Ligave të Treta në gjithë gjashtë rajonet e vendit. Ky ishte donacioni i fundit nga një sërë e të tillave dhe që kësaj rradhe përfshiu 71 klub  dhe në këtë mënyrë, Federata e futbollit të Maqedonisë vazhdon aksionin e madh të ndarjes së paisjeve për klubet që garojnë në sistemet e garave të FFM-së.

“Gjithë klubet tona meritojnë kujdes dhe mbështetje të caktuar dhe pikërisht për këtë arsye na vjen mirë që Federata e futbollit të Maqedonisë përmes donacionit të paisjeve sportive dhe topave të futbollit u jep mbështetje klubeve të Ligave të Treta në gjashtë rajonet e vendit. Gjithë meritojnë trajtim të njejtë dhe ne mundohemi të sigurojmë mjete për të gjithë. Posaçërisht ata që garojnë në rang më të ulët është me rëndësi kur dikush u ofron ndihmë. FFM gjithmonë do të jetë në anën e tyre”, u shpreh presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.  

Javën e kaluar FFM në pajtim me vendimin e Këshillit Drejtues dhe akordit të firmosur nga klubet e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë dorëzoi donacion paisje (paisje sportive, rekuizita, topa futbolli) nga mjetet e marra nga Liga e Kampionëve të dedikuara për zhvillimin e futbollit te kategoritë e reja. Nga mjetet e Ligës së Kampionëve gjithashtu mbulohen harxhimet për personat zyrtar te të gjithë kategoritë e reja nën ombrellën e FFM-së, ndërsa paguhet pagë mujore për çdo koordinatorë për kategoritë e reja te të gjithë klubet.

"Duke pasur parasysh angazhimin tonë të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit për të rrinjë në pajtueshmëri me planin strategjik të Federatës dhe njëkohësisht rezultatet e shkëlqyeshme të kategorive të reja të ekipeve përfaqësuese që ndikojnë në rritjen e popullaritetit të futbollit te të rrinjtë edhe kësaj here në marrëveshje me klubet vendosëm të japim donacion paisje dhe rekuizita për ato kategori. Jemi të sigurtë se për klubet do të jetë ndihmesë e madhe. Kujdesi për futbollistët e rrinjë është bazë për perspektivë të ndritur për çdo klub", u shpreh sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.



   
   
Reprezentacioni A