FFM, institucioni i parë sportiv që prodhon energji

Publikuar më 27 Декември, 2021 Lajme


Raport mbi prodhimin e energjisë nga panelet diellore.

E udhëhequr nga përgjegjësia e saj sociale dhe e inkurajuar nga lëvizja globale për prodhimin e energjisë së pastër nga burimet e rinovueshme, Federata e Futbollit të Maqedonisë është institucioni i parë sportiv në vend dhe më gjerë në rajon, i cili ka vendosur sistemin e vet për prodhimin e energjisë elektrike nga rrezatim diellor.

Sistemi me panele fotovoltaike është vendosur në fasadën dhe çatinë e “Shtëpisë së Futbollit”, si dhe në çatinë e dhomave të zhveshjes në kompleksin “Petar Miloshevski”. Me vendosjen e termocentralit fotovoltaik, gjegjësisht paneleve solare, Federata e Futbollit të Maqedonisë, përveç që kursen përmes prodhimit të të ashtuquajturve. “Green Energy” për nevojat e veta, forcon kështu përgjegjësinë e saj institucionale duke ulur ndotjen e ajrit në qytetin tonë.

· Sasia totale e energjisë së prodhuar nga panelet diellore për periudhën 2019 (tetor, nëntor, dhjetor), 2020, 2021: 150,730 kWh

· Sasia e energjisë së përdorur nga panelet diellore: 120,584 kWh

· Ulja e kostove të energjisë elektrike për periudhën 2019 (tetor, nëntor, dhjetor), 2020, 2021: 14.117 euro

“Ne kemi krijuar mundësi jo vetëm për aktivitetet e futbollit.  Si një organizatë me përgjegjësi shoqërore, ne donim të shtonim vlerë, të rrisim ndërgjegjësimin dhe të motivojmë të tjerët që të bashkohen me ne në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë. Federata e Futbollit të Maqedonisë është krenare që është institucioni i parë sportiv që ka një sistem diellor që prodhon energji të pastër nga burime të rinovueshme. Kohët moderne do të thotë se ne jemi gjithnjë e më të varur nga teknologjia dhe energjia elektrike dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur mjedisin tonë është të kërkojmë gjithnjë e më shumë një burim të energjisë së pastër që vjen nga natyra, e cila është e pakufizuar dhe nuk ndot ajrin”, tha Sekretari i Përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.

Në linkun në vijim mund të shihni raportin për energjinë e prodhuar nga panelet diellore të Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

Raport nga prodhimi i energjise





   
   
Reprezentacioni A