Publikuar më 05 Март, 2016 në Lajme
Në
Kuvendin e rregullt vjetor të Federatës së futbollit të Maqedonisë e cila është
duke u mbajtur tani, fjalim të tij kishte Zoran Lakoviq, përfaqësues i UEFA-së
për menaxhment të asosiacioneve kombëtare.
Z. Lakoviq si fakte më të rëndësishme për punën e Federatës së futbollit të Maqedonisë ceki stabilitetin e federatës, punën e saj normale në kontuinitet, investimet në infrastrukturën lokale dhe procesin e krijimit të lojtarëve të rinjë, karakteristika pozitive të cilat meritojnë në identifikohen dhe të shpërblehen.
“Do të doja të shpreh lavdata për udhëheqësinë e federatës për projketet që është duke i realizuar, posaçërisht në drejtim të infrastrukturës së katër stadiumeve (Manastir, Tetovë, Prilep dhe Shtip), avansimin e vazhdueshëm të kushteve për punë të Akademisë së shpresave dhe vëndosjen e sistemit garues”, tha Lakoviq.
Vërtetim plotësues për punën e suksesshme vjen direkt nga ana e UEFA-së, që cakton Shkupin si organizator të Super Kupës së Evropës për vitin 2017. “Shkupi, Maqedonia dhe Federata e futbollit të Maqedonisë janë identifikuar nga institucionet përgjegjëse si shembull pozitiv për avansimin e futbollit, ndërsa vërtetim më i mirë për këtë është ndarja e organizimt të Super Kupës së Evropës, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ vitin e ardhshëm”, shtoi Lekoviq.
Z. Lakoviq edhe një herë vërtetoi qëndrimin se UEFA është miq i vërtetë dhe sinqertë i FFM-së dhe se është e gatshme që edhe në të ardhmen të tregojë mbështetjen e saj përmes ndihmës për realizimin e projekteve të hartuara, ideve dhe një misioni të ri të futbollit që Federata e futbollit është duke e nisur.