FFM Forum për trajnerë

Publikuar më 02 Февруари, 2018 Lajme, Seminare


Qendra për Edukim të trajnerëve dhe Organizata e trajnerëve pranë FFM-së organizojnë Forumin vjetor për trajnerë me program njëditor të prezantimeve nga persona specialist nga jashtë dhe vendi. Forumi do të zhvillohet me 22 shkurt, 2018 në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup me fillim në orën 11:30. 

Qendra për Edukim të trajenrëve dhe Organizata e trajnerëve pranë FFM-së ftojnë gjithë trajnerët në Maqedoni për pjesëmarrje dhe njëkohësisht i njoftojnë se prania e tyre në këtë Forum, në pajtueshmëri me Konventën UEFA-së për trajenrë është e obligueshme për gjithë bartësit e Diplomës së UEFA-së të cilitdo nivel (B, A dhe Pro), ndërsa si obligim që trajnerët duhet ta bëjnë për të mundur të vazhdojnë paisjen me Liçenca të UEFA-së. 

Në këtë forum janë të ftuar edhe gjithë trajnerët bartës së Liçencave C të cilët punojnë në Ligat e fëmijëve, trajnerët që punojnë në Ligën e femrave të FFM-së si dhe trajnerët që punojnë në klubet e futsallit. 

Në këtë Forum prezantime të tyre do të kenë:

Nebojsha Markovski – Drejtor i Qendrës për Edukim pranë FFM-së

Igor Angellovski – Seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë

Bllagoja Milevski – Seleksionues i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë

Zoran Stratev – Drejtor Teknik i FFM-së

Vrtoslav Mihaçiç – Instruktur i UEFA-së për përgatitje të trajnerëve të portierëve dhe Drejtor i Akademisë për Edukim të Trajnerëve në Lederatën kroate të futbollit (HNS). 

Trajnerët duhet të jenë te hoteli Aleksandar Palas më së voni në orën 11:00 të datës 20.02.2018 që të regjistrojnë praninë e tyre dhe të pranojnë akreditim, ndërsa paraprakisht praninë e tyre duhet ta paralajmërojnë në emailin: mario.gjurcinovski@ffm.com.mk

Forumi do të përfundojë në orën 19:00 me koktej të përbashkët. 

Lusim gjithë trajnerët të adaptojnë angazhimet e tyre për të mundur pa pengesë të jenë të pranishëm në këtë ngjarje.



   
   
Reprezentacioni A