FFM finanson ndërtimin e tre terreneve me bar sintetik, i pari për Akademia Pandevin

Publikuar më 25 Јули, 2018 Lajme


Me iniciativë të Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe në bashkëpunim me UEFA-në që siguroi mjete shtesë nga programi ‘Hat-Trick’, shtëpia e futbollit vendor do të finansojë komplet ndërtimin e tre terreneve të reja me bar sintetik.

FFM përmes projektit të UEFA-së ‘Hat-Trick 3’, më herët finansoi ndërtimin e plotë të 10-të terreneve me bar sintetik në po aq komuna të ndryshme të shtetit.

Këshilli Drejtues i FFM-së solli vendim njëri prej terreneve me bar sintetik të ndërtohet në Strumicë dhe t’i jepet për shfrytëzim Akademia Pandevit, si pjesë e kompleksit të futbollit të cilin e ndërton në qytetin e tij të lindjes kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev. 

“Gjithë ne jemi shumë falënderues për përkushtimin e Goran Pandevit ndaj sportit si fushë ku duhet të zhvillohen talentët e rinjë dhe nga kontributi i rij për zhvillimin e futbollit tonë. Jemi krenarë për kapitenin tonë dhe faktin që ai jep kontribut të madh për avansimin e futbollit të Maqedonisë, por edhe atij europian dhe botëror. Vendimi për të ndërtuar terren me bar sintetik për nevojat e Akademia Pandevit është një lloj mirënjohjeje nga bashkëpunëtorët dhe institucioni që drejton futbollin tonë, në drejtim të asaj që Goran dhe Akademia Pandev bënë me ndërtimin infrastrukturor në Strumicë. Falënderim nga gjithë Këshilli Drejtues i FFM-së që mbështeti dhe verifikoi propozimin.

“Investimet për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit janë kyçe për zhvillimin e futbollit, ndërsa ne në Federatën e futbollit të Maqedonisë jemi të gatshëm përvojat pozitive t’i kthejmë në bashkëpunim afatgjatë me gjithë subjektet që lidhen me ne, në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillimin e futbollit, duke nisur nga kategoritë më të reja, e deri te futbolli profesional”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.

Vendimi për marrjen e mjeteve shtesë nga programi i UEFA-së ‘Hat-Trick’ në vlerë prej 1 milion eurove paraprakisht zyrtarisht e komunikoi përfaqësuesi i lartë i UEFA-së, Zoran Lakoviq, drejtor i sekotrit të Asosiacioneve Kombëtare pranë UEFA-së.

"Komiteti i UEFA-së për ‘Hat-Trick’ programet miratoi këto mjete shtesë për arsye sepse vlerësojmë se investimi në infrastrukturë është i patjetërsueshëm dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit, ndërsa parakusht për këtë janë dy principe shumë të rëndësishme – realizimi i projekteve paraprake të këti programi dhe investimi transparent i mjeteve. Kjo është meritë e madhe e presidentit tuaj, jo vetëm për faktin se Ilço është profesionist i madh, por edhe për atë se gjithmonë lufton dhe mundohet të krijojë kushte për avansimin e futbollit të Maqedonisë. Ju ftoj në të ardhmen të jeni po aq të përkushtuar dhe të investoni për zhvillimin e futbollit ashtu si e keni bërë në periudhën e kaluar”, thuhet në deklaratën e Zoran Lakoviqit.



   
   
Reprezentacioni A