FFM fillon zhvillimin e strategjisë 5 vjeçare për zhvillimin e futbollit të femrave

Publikuar më 29 Јуни, 2020 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë me vendim të Këshillit Drejtues, fillon procesin e hartimit të strategjisë se spacializuar për zhvillimin e futbollit të femrave. Përmes këtij procesi, i cili pritet të zgjasë disa muaj, do të përfshihen gjithë palët e interesuara, të cilat drejtëpërdrejtë apo indirekt kanë ndikim në zhvillimin e futbollit të femrave në vendin tonë. Ne jemi dëshmitarë se në Europë dhe më gjërë në botë, futbolli është sporti me rritje më të shpjetë në kategori të femrave dhe FFM si institucion përgjegjës për zhvillimin e lojës së futbollit është gati të mbaj hapin me këtë prirje.

Megjithëse futbolli i femrave ka një vend të rëndësishëm në planin dhjetëvjeçar strategjik të Federatës së futbollit të Maqedonisë 2016-2021-2026, kemi vlerësuar se zhvillimi i futbollit të femrave me rëndësinë dhe specifikat e tij ka nevojë për një strategji të veçantë.

Për ne si federatë janë të rëndësishëm të gjitha aspektet e zhvillimit të lojës së futbollit. Futbolli i femrave gjithnjë e më shumë imponohet si fushë për zhvillim të mëtutjeshëm, dhe me qëllim  për të koordinuar aktivitetet tona në drejtim të planifikimit sipas nevojave dhe mundësive tona, jemi të vendosur që të përgatisim një dokument që do të jetë baza e punës tonë në këtë fushë në 5 vitet e ardhshme. Qëllimi ynë është të përgatisim një plan aktivitetesh konkrete dhe të realizueshme, e jo vetëm dokument të bukur që do të qëndrojë në raft. Ne jemi të gatshëm të përshijmë gjithë palët e interesuara, me qëllim të jemi të sigurtë se ajo për të cilën do të angazhohemi përmes kësaj strategjie do të jetë e rëndësishme dhe do të ndihmojmë gjithë ata që preken, të gjithë ata që deri tani në mënyrë të palodhshme kanë punuar për zhvillimin e futbollit të femrave”, deklaroi sekretari general i FFM-së, Filip Popovski.

“Futbolli i femrave është pjesë përbërëse e punës së përgjithshme të administratës në Federatë që nga fillimi i mileniumit të ri. Ne si institucion i futbollit gjithmonë kemi dhënë maksimumin për të ndjekur gjithë trendet europiane dhe botërore për zhvillim dhe vlerësojmë se ka ardhur koha e duhur që gjitha këto aktivitete dhe përpjekje t’i vendosim në një dokument strategjik që do të paraqesë drejtim për në punën tonë të planifikuar për të ardhmen, kur bëhet fjalë për zhvillimin e futbollit të femrave. E gjithë administrata është e gatshme për të dhënë kontributin, me qëllim që të përgatisim strategji e cila do të zbatohet në vepër në 5 vitet e ardhshme. Jam i sigurtë se jemi në rrugën e duhur, kemi mbështetjen e UEFA-së dhe FIFA-së dhe përkushtimin e menaxhmentit të lartë, deklaroi menaxheri i sektorit për futbollit në FFM, Zharko Ignjatovski. 




   
   
Reprezentacioni A